Venecia shuplakë qeverisë: A është i besueshëm shteti shqiptar kur njëra palë kontrollon parlamentin dhe të gjitha bashkitë e vendit?

661
Sigal

“Në një situatë ku Parlamenti dhe të gjitha bashkitë kontrollohen nga një palë. A do t’i shërbente vazhdimi i një opsioni të tillë të shkarkimit (të Presidentit) unitetit të popullit dhe për sa i përket optikës ndërkombëtare a do t’i jepte besueshmëri shtetit shqiptar?” shkruhet në Raportin paraprak të Venecias.

Këto rreshta janë një shuplakë e rëndë për qeverinë, nismëtaren e procesit të shkarkimit të Presidentit. Duke qenë se Venecia mund të komentojë vetëm aspektet ligjore ajo është e kursyer në komentet politike, megjithatë nuk ngurron aspak të drejtojë disa shuplaka të qarta ndaj qeverisë dhe duke këshilluar tërheqjen nga procesi i shkarkimit pasi duke kontrolluar si qeverisjen qendrore ashtu edhe atë vendore, dhe me synimin e shkarkimit të Presidentit do e bënte të pabesueshme në sytë e botës, me fjalë të tjera diktatoriale dhe uzurpuese e të gjitha pushteteve.

“Do të jetë Sesioni Plenar i Kuvendit që të vendosë nëse një shkarkim do të zvogëlonte ose rrisë tensioned, dhe në fund të fundit a do i shërbente apo do e acaronte qëllimin e kontrolleve të ndërsjella dhe ekuilibrave të pushteteve në një situatë ku Parlamenti dhe të gjitha bashkitë kontrollohen nga një palë. A do t’i shërbente vazhdimi i një opsioni të tillë të shkarkimit unitetit të popullit, dhe për sa i përket optikës ndërkombëtare, a do t’i jepte besueshmëri shtetit shqiptar?

Komisioni i Venecias mund të komentojë vetëm aspektet ligjore, por gjithashtu dëshiron të theksojë rëndësinë e aspektit politik të përfshirë në vendimmarrjen e Kuvendit. Edhe nëse Kuvendi do të konsideronte se kanë ndodhur shkelje të rënda të Kushtetutës, mund të vendosë në mënyrë të ligjshme të tërhiqet nga vazhdimi i procedurave të shkarkimit.

Seanca Plenare merr parasysh mundësinë e shkarkimit të Presidentit por edhe mund të tërhiqet nga një veprimet i tillë. Komisioni i Venecias nuk mund të këshillojë për këtë çështje, por siç përcaktohet në këtë opinion, një sërë faktorësh tregojnë se kjo nuk ishte i një karakteri të atillë, i domosdoshëm për të vërtetuar një shkelje serioze. Kjo ka të bëjë më shumë  me thirrjet e Presidentit për dialog, pritshmëria që shtyrja e zgjedhjeve do të kontribuonte në arritjen e një kompromisi midis palëve, mungesën e një ligji që përcakton saktësisht kompetencat e Presidentit, mungesën e sfidimit të drejtpërdrejtë të Dekreteve të Presidentit përpara një gjykate, statusin kushtetues të zgjedhjeve lokale në krahasim me zgjedhjet parlamentare.

Elementet e paraqitura më lart mund të çojnë në përfundimin se këto akte nuk mund të kenë qenë të një natyre serioze të mjaftueshme për të autorizuar një shkarkim të Presidentit.

Së fundmi, edhe nëse do të konstatohet serioziteti i shkeljeve, kjo nuk duhet domosdoshmërisht të çojë në shkarkim të Presidentit, duke marrë parasysh fuqinë e Sesionit Plenar të Kuvendit për të marrë në konsideratë parimet kushtetuese, siç janë kontrollet dhe ekuilibrat midis pushteteve.”