Vendimet e Komitetit Politik, papërgjeshmëri dhe turp për shkencën mjeksore

177

Drejtori i zhvillimit të vaksinave në GEOVAX në SHBA: Vendosja e karantinës 2-javore për emigrantët pa baza shkencore

Sigal

Komiteti Teknik i  Ekspertëve urdhëroi vendosjen e karantinës për dy javë për shtetasit shqiptarë të cilët vijnë nga Greqia dhe Maqedonia.Ky vendim pengon emigrantët që të vijnë dhe të votojnë. Greqia është është një ndër vendet ku stafi i tyre të kryejë teste të shpejta falas për koronavirusin deri në dy herë në muaj, pra nuk paraqet rrezikshëmri. Ndërkohë në vendet si Turqia që kanë mbetur pas me vaksinimin si pasojë e numrit të madh të popullsisë kufinjtë janë të hapura.

Drejtori i zhvillimit të vaksinave në GEOVAX në SHBA, Arban Domi theksoi ulja e numrave të shtrimeve në spitalet Covid në Shqipëri nuk ka ardhur si pasojë e vaksinimit masiv, por si rezultat i imunitetit të tufës.

Ai gjithashtu komentoi edhe vendosjen e karantinës 2-javore për emigrantët nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

Për të ky është një vendim absurd, pasi shton se aeroportet dhe lëvizjet në vende të tjera janë të hapura.

Ndërsa e konsideron një vendim pa bazë shkencore, Domi thotë se është e palogjikshme që personat e kanë kaluar Covid apo që e kanë marrë vaksinën të vendosen në karantinë.

Dr. Arban Domi

“Greqia dhe Maqedonia kanë numra më të lartë ditor se Shqipëria, por ndërkohë Kosova , Mali i Zi Serbia i kanë numrat shumë më të lartë se Greqia. Është absurditet të bësh karantinë kur aeroporti është i hapur dhe lëvizjet e tjera janë të hapura.

Sot flitet shumë për vaksinimin në Shqipëri dhe në këtë vendim nuk u tha që kush ka bërë vaksinën nuk ka përse të vaksinohet po ashtu edhe një person që e ka kaluar Covid nuk ka përse të futet në karantinë. Ky vendim nuk ka asnjë bazë shkencore dhe për mendimin tim nuk ka lidhje fare me shëndetin”, tha Arban Domi.