Nëntori ka nisur me reshje shiu dhe i gjithë muaji parashikohet të jetë i tillë. Meteorologët thonë se ndryshimi i temperaturave gjatë këtij muaji do shoqërohet edhe me reshje të shumta shiu.
Por edhe pse jemi vetëm në ditët e para të muajit, stuhitë e shiut kanë përfshirë të gjithë vendin, duke bërë madje që në disa zona lumenjtë të dalin nga shtrati dhe hidrocentralet të mbushen plot.
E pavarësisht këtyre apo faktit se reshjet e dendura të shiut ka qenë të paralajmëruara dhe do vazhdojnë gjatë gjithë muajit, asgjë dhe askush nuk e ka ndaluar Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare që të blejë energji. KESH më datë 27 tetor, nëpërmjet një tenderi ka kërkuar të blejë energji elektrike për periudhën 30 tetor-5 nëntor. Pa kaluar shumë ditë, KESH ka publikuar rezultatet e tenderit për blerjen e energjisë elektrike për periudhën 30 tetor – 05 nëntor 2023.
Në total, nëpërmjet dy loteve, KESH ka blerë 23 800 MËh energji elektrike për periudhën 30 tetor – 5 nëntor. Kështu në lotin e parë, KESH ka blerë 16800 MËh (mega vat orë) energji elektrike me çmim të ponderuar 109,73 Euro/MËh.Ndërkohë që në lotin e dytë, KESH ka blerë 7000 mega vat orë energji elektrike me çmim të ponderuar 108,27€/MËh.Në këto rrethana, ku KESH harxhon paratë e shqiptarëve për energji elektrike nga jashtë, lind pyetja: Po me ujin e hidrocentraleve tona çfarë ndodh? Cili është fati i tij dhe pse nuk shfrytëzohet për energji elektrike kur e kemi mundësinë? Pse duhet të blejmë energji elektrike nga jashtë duke mbyllur sytë para stuhive e reshjeve intensive të shiut?




















