Veliaj takohet me homologun e Milanos, në fokus planifikimi urbanistik

425
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë në Milano, ku u takua edhe me homologun e tij, Giuliano Pisapia, me të cilin diskutoi disa ngaçështjet që shqetësojnë sot qytetin e Tiranës, por veçanërisht mbi planifikimin urbanistik. Kryebashkiaku Veliaj mori pjesë edhe në seminarin e organizuar me temë “Roli i qyteteve në dimensionin ndërkulturor të shoqërive”, ku edhe mbajti një fjalë për ndryshimet e ndodhura në Tiranë gjatë muajve të fundit dhe vizionin e tij për kryeqytetin.
Veliaj dhe Pisapia diskutuan për një bashkëpunim të mundshëm për një zhvillim të qendrueshëm urban, planin urbanistik të Tiranës, nisur edhe nga fakti se Milano është një histori suksesi në këtë fushë. Kryebashkiaku i Tiranës u shpreh i kënaqur që plani i ri urbanistik i kryeqytetit të Shqipërisë do të hartohet nga një nga arkitektët më të njohur në Evropë, si Stefano Boeri, i cili një nga kryeveprat e tij arkitekturore, “Pyllin vertikal”, e ka realizuar pikërisht në Milano.
Arkitekti Stefano Boeri ka qenë për disa vjet drejtor urbanistik i Milanos, duke e renditur atë në një nga qytetet më të mirë-menaxhuara në Bashkimin Evropian.
Sigal