Veliaj takim me bordin e prindërve të shkollave në Tiranë: Do promovojmë modelet e mira

477
Një herë në 3 muaj kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të takohet me bordin e prindërve të shkollave për të njohur edhe më mirë problematikat në insitucionet arsimore. Në këtë mbledhje të parë, prindërit të shqetësuar i kërkuan ndërhyje në infrastrukturë dhe në garantimin e sigurisë nëpërmjet rrethimit të këtyre instucioneve. “Nëse i kushtojmë kohë një takimi të tillë, të paktën një herë në 3 muaj, mund të ruajmë ndjesinë e komunitetit, ku së pari njihemi me njeri-tjetrin, e më pas me nevojat e çdo shkolle”, deklaroi Veliaj. Kryebashkiaku i Tiranës ftoi të gjithë prindërit që të bëhen pjesë e bashkëbisedimeve me bashkinë për t’u siguruar që të kemi shkolla më të mira për fëmijët e qytetit.

“Për herë të parë nuk kemi një histori ku një institucion ia vë fajin një institucioni tjetër, por kemi institucione që bashkëpunojnë, sepse është e pafalshme që edhe me fëmijët të bëhet politikë”, theksoi Veliaj Të tjerë kërkuan rregullim të sinjalistikës dhe të automjeteve të tranpsortit të nxënësve. “Shkollat mund të mos jetë shkollë muzike, por fare mirë gjatë pasditeve mund të organizojmë aktivitete sportive”, tha Veliaj Studimet e bashkisë thonë se vetëm nga kufizimi i automjeteve që furnizojnë marketet është ulur me 50% numri i mungesave në orën e parë në shkolla. Autoritetet e bashkisë dhe investitorët do të kenë një shkollë në patronazh për monitorim të tyre dhe për raportim të problematikave.
Sigal