Veliaj takim me banorët në Kashar: Ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur

405
Kandidati i majtë për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar edhe gjatë kësaj të diele me takime dhe dëgjesa të banorëve në zonën e Kasharit në kryeqytet. Gjatë këtij takimi Veliaj është shprehur se ekipi kundërshtar është ekipi që shkatërroi Shqipërinë dhe si të tillë nuk mund të ndërtojnë Tiranën. Veliaj foli për punën e bërë gjatë detyrës së tij si Ministër i Mirëqenies Sociale, ku 200 persona në fshat siguruan pensionin falë amnistisë së qeverisë. 
“Këta janë i njëjti ekip që shkatërroi Shqipërinë. Ekipi që e shkatërroi nuk mund ta ndërtojë Tiranën. Reforma e pensioneve bëri që 200 mijë veta që do ngeleshin pa pension të përfitojnë. 200 mijë veta në fshat siguruan pensionin e tyre falë amnistisë që bëmë. Të ishte për këta do kishin ngel me zero lekë në xhep. Asnjë shans për arta që e shkatërruan Shqipërinë, për ata që e shkatërruan Tiranën. 
Ky është momenti për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur. Unë duhem gjykuar për punën që kam bërë si ministër. Lulzim Basha duhet gjykuar për punën e tij. Ai nuk rri në Tiranë, rri në Holandë. Tirana ka nevojë për një njeri që rri në krye të punëve”, u shpreh Veliaj.
Sigal