Shoqërohet në polici kreu i komunës Kaçinar për armëmbajtje pa leje

TIRANË- Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat kryetarin e komunës Kaçinar të Mirditës, Petrit Bardhin për armëmbajtje pa leje. 

Mësohet se Bardhi ka thënë se armën e mbante si kreu i komunës dhe se ai i ka të gjitha dokumentet që vërtetojnë se është me leje. “Armën e kam si kryetar i komunës, nuk është pa leje. E kam me leje, kam dokumente që e vërtetojnë”, ka deklaruar Bardhi. 

Sipas tij, pavarësisht deklaratës, policia thotë se nuk ka leje. Kryekomunari tha se arrestimi është arbitrar dhe policia nuk ka pranuar shpjegime nga ana e tij.
Sigal