Veliaj: Kryeqytetit s’mund t’i ngecë ora, një punë e vogël si ditë e parë

323
Në ditën e parë të punës së tij, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka rregulluar orën e kryeqytetit si një gjest simbolik. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e çeli ditën sot me një postim në rrjetin social Facebook, ku shprehet se “Kryeqytetit s’mund t’i ngecë ora. Një punë e vogël si ditë e parë. Faleminderit mjeshtër Johanit”.
“Sot është një ditë e veçantë për të gjithë ne, se nga sot kemi privilegjin t’i shërbejmë Tiranës me kohë të plotë. 
Ky është një moment kthese për punët e kryeqytetit, pasi nga sot Bashkia e Tiranës do të këtë një model të ri qeverisje, nga sot nis puna për ta ndryshuar Tiranën dhe nisja e punës fillon nga rregullimi i orës në qendër të Tiranës”.