Vasili: Vuloset dështimi spektakolar i Edi Ramës në manaxhimin e Pandemisë!

289
Sigal

Nga Petrit Vasili:

Vuloset dështimi spektakolar i Edi Ramës në manaxhimin e Pandemisë!

Shifrat e përditshme të rasteve pozitive me coronavirus edhe më të larta se gjoja në “pikun” e pandemisë vulosin dështimin skandaloz të Edi Ramës.

Gjithshka u publikua në ato dhjetra ditë karantine ishin një realitet i gënjeshtërt, produkt i një menaxhimi të dominuar nga maskarëllëku politik dhe antiprofesional.

Këtë e provojnë shifrat e çmendura dhe antikurba rilindase e pandemisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkoi testim testim testim për COVID- 19 ndërsa Edi Rama nuk e bëri.

Edi Rama Testimin e gjerë për Pandeminë e refuzoi dhe nuk e bëri megjithëse u kërkua botërisht, si mjeti i vetëm që zbardh të vërtetën e infektimit me Koronavirus.

Përse nuk e bëri testimin e gjërë për Pandeminë Edi Rama??

Edi Rama nuk e bëri testimin që të fshihte të vërtetën për infektimin nga Coronavirusi.

Nuk e bëri testimin që të fshihte manaxhimin mizerabël, pa asnjë logjikë shkencore, abuzive dhe dëmsjellës për qytetarët.

Nuk e bëri testimin se kërkoi të justifikonte kufizimet idiote dhe me skema antiepidemiologjike të lëvizjes së qytetarëve,

Këto kufizime pa asnjë logjikë vetëm krijuan grumbullim të qytetarëve që i rrezikoi ata në vend që ti mbronte dhe shkatërroi ekonominë e familjeve të tyre dhe ekonominë e vendit

Nuk e bëri testimin për të fshehur të gjithë nënvleftësimin me arrogancë, që ai i bëri Pandemisë duke mos marrë asnjë masë parandaluese, duke mosblerë teste, veshje mbrojtëse,respiratore dhe duke mospërfshirë mjekun e familjes.

Sot vetem ndonje i lene nga mendja mund te besoje më deklaratat dhe shifrat e turpshme te Edi Rames gjate muajve te karantines.

Rezultati ishte nje menaxhim zero nga Edi Rama i pandemise, qe nuk mbrojti as shendetin e qytetareve dhe rrënoi ekonomine e vendit.