Vasili: Vota e vjedhur në Gjykatën e Lartë, si patronazhistët e 11 majit, një komplot shtetëror për kapjen e Kushtetueses!

Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër përmes një shënimi në rrjetet sociale, duke denoncuar atë që e cilëson si një manipulim të paprecedent të votës brenda Gjykatës së Lartë.

Në fokus të reagimit është procesi për përzgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, i cili sipas Vasilit është kthyer në farsë dhe grabitje politike. Ai e quan votimin në Gjykatën e Lartë më të turpshëm se zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se vota ndaj njërit prej kandidatëve, Naureta Llagamit – ish-kryetare e KLGJ-së – është shpallur e pavlefshme në mënyrë të qëllimshme, vetëm për t’i mohuar asaj mandatin.

Sigal

Vasili shkon më tej, duke e cilësuar këtë një “skenar mafioz”, të ndërtuar me qëllim kontrollin politik të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa akuzon drejtpërdrejt kreun e Gjykatës së Lartë dhe Presidentin e Republikës si pjesë e këtij “komploti shtetëror”. Ai i kërkon SPAK-ut të mos mjaftohet me heshtjen, ndërkohë që provat janë të dukshme dhe të dokumentuara publikisht.