Deputeti i PL, Petrit Vasili, i ftuar në një intervistë tha se qeveria e Edi Ramës i ka aferat më të rënda në historinë e pluralizmit.
Ai theksoi se të gjithë ministrat e tij janë të përfshirë në një krim shtetëror, ku dhe vetë kryeministri Edi Rama nuk mund t’i lerë jashtë listës për deputet.
“Po mir mo këta të krimbur nga të gjitha anët a nuk ka të tjerë Edi Rama. Përgjigjja është e thjeshtë nuk ka si të ketë të tjerë sepse nuk i lëshon dot, sepse janë pjesë të një krimi shtetëror të grabitjes të madhe të shtetit, të ndërmarrjeve të, të gjithave aferave të gjitha formave përderisa kjo qeveri i ka aferat që i fillojnë nga pazari më i rëndë i kufijve të Shqipërisë. Nuk duhet ta harrojë askush çështjen e kufijve detar të denoncuar me fakte që do të rrëzonin 10 kryeministra të denoncuar nga Ilir Meta, dhe deri tek miliarda euro me portin e Durrësit, afera e inceneratorëve, koncesnsionet, tenderat sekrete, të cilat nuk u shtynë as në pandemi dhe u bënë me 7-fishin e çmimit. Këta thonë se ne po luftojmë që të marrim dhe 4 vjet të tjera. 4 vjet të tjera vjedhje, për këta çdo ditë qëndrimi në pushtet është ditë grabitjeje, dhe këta llogarisin kështu katër vjet, katër buxhete shteti herë kaq, dhe se miliarda do vjedh.”, tha Vasili.