Vasili, Ramës: Lejo ministren të përgjigjet, mos dil kudo si fanti spathi

262
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas akuzave që Edi Rama u bëri përfaqësuesve të opozitës për keqinterpretim të deklaratave të Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Rama dado e lodhur e ministres! Edi nuk duron dot asnjë llaf për ministren e Shëndetësisë. Kur i kërkon informacion presidenti ministres përgjigjet dhe del përpara si fanti spathi Rama dhe kthen përgjigje. Kur thotë Basha që deklarata e ministres, që do i seleksionojnë pacientët sipas deshirës, është kriminale fap del prap fandi spathi Rama dhe kthen ai prapë përgjigje. Boll e talle ministren se s’ta ka për borxh. Ramë lëre të kthejë ndonjë përgjigje ministrja se për atë paguhet. Ti nuk duron dot as kur ta pyesin ministren, por dobesitë e tua nuk janë çështje e shqiptareve mbaji brenda zyrave të tua a gjetkë. Edi si dado e ministres je i perkushtuar, por e bën trashe!!”, shprehet Vasili