Vasili: Rama të bëjë publike listat e 163 811 familjeve që ka ndihmuar me ushqime

369
Sigal

Përmes një video-mesazhi në facebook, kryeministri Rama tha se deri më tani janë ndihmuar 163.811 familje me ushqime.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se qeveria duhet të publikojë listat e familjeve që janë ndihmuar këto ditë me ushqime.

Duke ju referuar shifrës që pretendon Edi Rama, mbi 160 mijë familje, Vasili thotë se nëse nuk publikohen emrat, kjo është vetëm propagandë.

“Rama të bëj publike listat ndryshe gjithshka është tallje, agjitacion dhe propagandë!! Rama të bëjë publike listat e 163 811 familjeve, që kanë marrë sipas deklarimeve të tij ,ushqime dhe ilaçe.

Të bëjë publike çfarë ushqimesh u ka çuar. Të bëjë publike çfarë ilaçesh u ka cuar. Nëse Edi Rama nuk i bën publike këto, do të thotë se gjithçka është thjesht një mashtrim propagandistik i mjerë dhe i pështirë”,- shkruan Vasili në reagimin e tij.