Vasili: Qeveria të heq dorë nga fasadat dhe të investojë në ujësjellës

507
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar debatin e fundit për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë. Në një shënim në Facebook ai shkruan se duhet që qytetarët të njihen me projektin e Bashkisë dhe detajet e investimeve.
Vasili thotë se uji mungon dhe në qendër të Tiranës dhe kjo është e pafalshme. Ai shprehet se për çështje kaq të ndjeshme duhet dhe ndërhyrja e qeverisë. Sipas Vasili, qeveria duhet të heq dorë nga fasadat dhe të investojë në sistemin e kanalizimeve.
Komenti i Petrit Vasilit në Facebook:
“Qytetarët kërkojnë zgjidhje për ujin e pijshëm, që mungon edhe në qendër të Tiranës.
Projekti i plotë i bashkisë për ujin e pijshëm të bëhet transparent dhe publik për të gjithë qytetarët. Kushdo ka të drejtë të dijë deri në një ç’do të bëhet me ujin dhe paratë që paguajnë qytetarët për të.
Qeveria shqiptare të heqë dorë nga shpenzimet për fasada dhe të investojë për ujin e pijshëm, që është minimumi i normalitetit për jetën e njerëzve.
Këshilltarët bashkiakë të LSI-së, shumë të qartë në krah të shtresave në nevojë”.
Sigal