Vasili: Pasi humbi miliarda në gjyqe, qeveria kujtohet të ndryshojë ligjin e arbitrazhit

278
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për projektin e qeverisë për ndryshimin e ligjit të arbitrazhit. Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se pasi humbi miliarda në gjyqet ndërkombëtare, qeveria vendosur të ndryshojë ligjin. Vasili shprehet se qeveria u paralajmërua që në vitin 2017 për humbjen e 2 miliardë eurove në gjyqet ndërkombëtare.
“Ligji i Arbitrazhit Mea Culpa pas hatasë financiare! Pasi ju la në kurriz qindra milionë euro shqiptareve në kurriz, vetëm tani Qeveria gjoja u kujtuan për ligjin e Arbitrazhit. Megjithëse Edi Rama u informuan qe ne 2017 se shteti rrezikonte të humbte 2 miliardë euro në Arbitrazh në gjyqet me bizneset nuk e vuri ujin në zjarr”,- shprehet Petrit Vasili.