Vasili: Ligji i Korporatës së Investimeve e kthen Ramën në pronar të pronave publike për ti ndarë me oligarkët

151
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shkruan në rrjetet sociale se Ligji i Korporatës së Investimeve është paditur në Gjykatën Kushtetuese nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Sipas Vasilit ky ligj është produkt i blerjes së Parlamentit dy vite më parë dhe kthimit të këtij të fundit në një noterizues me pagese të interesave më të zeza të qeverisë për rrëmbimin e pronës private të shqiptarëve.

‘Ky ligj kthen në pronar absolut Kryeministrin, i cili do të trajtojë çdo pronë publike dhe private për të bërë me to si të dojë dhe për ti ndarë me oligarkët,’-shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Ligji i Korporatës së Investimeve është paditur në Gjykatën Kushtetuese nga Levizja Socialiste për Integrim.

Ky ligj mafioz është produkt i blerjes së Parlamentit dy vite më parë dhe kthimit të këtij të fundit në një noterizues me pagese të interesave më të zeza të qeverisë për rrëmbimin e pronës private të shqiptarëve.

Ky ligj synon përqendrimin e gjithë pronave të shqiptarëve, publike dhe private, në një dorë të vetme pra te qeverise.

Ky ligj për Krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare, nuk është asgjë tjetër veçse vjedhja, transformimi dhe tjetërsimi i çdo prone me ligj të posaçëm.

Ky ligj shkel dhunshem Kushtetutën dhe të drejtës së pronës, si dhe ligje te tjera, qe lidhen me maredheniet e prones dhe asetet publike, shto ketu edhe ligjin e Veteqeverisjes Lokale.

Ky ligj kthen në pronar absolut Kryeministrin, i cili do të trajtojë çdo pronë publike dhe private për të bërë me to si të dojë dhe për ti ndarë me oligarket duke vazhduar grabitjen çnjerëzore të shqiptareve dhe pasurimin kriminal të oligarkeve si klientë të qeverisë dhe pasurues të saj, pasi me ketë ligj ata mund të koncesionojnë çdo tokë lugine kodër e mal sipas qejfit si prona personale të tyre.

KONKLUZIONE:

Korporata e Investimeve përfaqëson kanalizimin e çdo prone private dhe publike të qytetarëve shqiptarë, që të shkojnë në duart e kryeministrit Rama. Kjo do të thotë që tokat më me vlere do të merren nga kryeministri Rama apo oligarkët pranë tij.

Marrja me dhunë e tokës të qytetarëve të zakonshëm dhe transferimi I pronësisë tek disa investitorë shkel ne menyre flagrante me nje stil te vertete alla komunist të drejtat e njeriut për gjithë pronarët e tokave në Shqipëri.

Gjithashtu, ky ligj krijon qartësisht hapesira për pastrim parash. Me këtë Korporatë qeveria e Ramës do të kthehet në “de facto”, oligarkja e vetme në Shqipëri dhe njëkohësisht edhe partneri më i madh i oligarkëve.

Në vend të mbylljes:

Gjykata Kushtetuese është serish perpara një prove të madhe për të mbrojtur interesin publik të kërcënuar si kurrë më parë.

Faktet flasin dhe ulërijnë.

Deri me tani për fatin e keq të shqiptarëve për çeshtje të tjera madhore Gjykata Kushtetuese ka zgjedhur ti bishtnoje detyrimeve madhore të saj, të fshihet si struci pas pseudoarsyetimeve proceduriale apo të mbështesë kërkesat e qeverisë, duke lënë interesin publik në duart më të këqia të mafies politike pushtet dhe mafies financiare në terren.

Po presim të shohim se kë do zgjedhe këtë herë Gjykata Kushtetuese: Interesin mafioz të Qeverisë apo interesin madhor të të gjithë shqiptarëve?