Vasili: Kush e frenon prokurorinë për vetingun e koncesioneve

434
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, koncesionet janë afera më e errët që ka zënë per fyti ekonominë shqiptare. “Vetingu i koncesioneve është detyrim ligjor i pashmangshëm, por edhe një obligim moral për qindra mijëra shqiptarë, që rrojnë në një varfëri të dhimbshme. Prokuroria hesht ndërkohë që për mungesën e transparencës dhe dëmin kolosal të tyre në ekonominë tonë ka treguar shumë qartë FMN dhe e gjithë bota”, u shpreh Vasili. Sipas tij, “vetingu i koncesioneve është i pashmangshëm, kush hesht rëndon shumë veten, institucionin dhe nxin fytyrën përpara shqiptarëve.” “Veting koncesioneve, mjaft u fsheh prokuroria shqiptare. Veting koncesioneve në emër të mijëra familjeve që jetojnë me ndihmë ekonomike. Veting koncesioneve në emër të mijëra familjeve që nga varfëria ikin në mënyrë tragjike nga Shqipëria”, u shpreh kreu i deputetëve të LSI-së.
Sigal