Tabaku bojkotohet nga deputetët demokratë, drejton komisionin me socialistët

189
Sigal

Pas vendimit të gjykatës e cila regjistroi statutin e dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, deputetët e PD-së nuk e njohin Jorida Tabakun si ‘Kryetare Komisioni’!

Në mbledhjen e sotme, askush nga kolegët demokratë nuk i ka shkuar në komision, duke e bojkotuar.

Në mungesë të deputetëve opozitarë, Tabaku e ka drejtuar komisionin me kuoromin e plotësuar vetëm me socialistët që e njohin si Kryetare.