Vasili: Komedia me policinë vazhdon

290
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për takimin e sotëm të ministrave me Policinë.
Në një koment në Facebook, Vasili tha se “Policia i rrahu vajzat deputete dhe i terhoqi zvarre ne protesten per mbrojtjen e Kushtetutes dhe as falje nuk kerkoi, ndersa policet e bere njesh me krimin nuk i arreston dot”.
Postimi i Petrit Vasilit:

Komedia me policine vazhdon.
Po kjo komedi e farse e madhe qe po shohim… Po c’hyjne ne kete mes ministrat Gjiknuri dhe Klosi ne balle te tavolines se policise ne Elbasan?
Policia i rrahu vajzat deputete dhe i terhoqi zvarre ne protesten per mbrojtjen e Kushtetutes dhe as falje nuk kerkoi, ndersa policet e bere njesh me krimin nuk i arreston dot.
Cfare paradoksi i madh!… Protesta e Opozites ishte per te mbrojtur Kushtetuten qe vete ministri edhe i policise Xhafa kishte propozuar , e që aq shume fliste per te si kryetar i komisionit per reformen ne drejtesi atehere.
Por sot qe kushtetuta shkelet e neperkembet Xhafa nuk flet më dhe ka te drejte…. tani eshte minister, atehere jo.