Vasili: Ka një marrëveshje kundër reformës, është ajo e Ramës me krimin

308
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas shqetësimit të shprehur nga Ambasadorja e SHBA për një marrëveshje për minimin e reformës në drejtësi.

Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se marrëveshja kundër reformës është ajo e Edi Ramës me krimin.

“Ka me të vërtetë një marrëveshje të fshehtë kundër Reformës në Drejtësi!! Është marrëveshja e Edi Ramës me klanet e drogës dhe të krimit të organizuar, që Narkoshteti i tij të kapë tërësisht dhe në çdo element Reformën në Drejtësi. Është kaq e dukshme sa që nuk duket edhe kaq e fshehtë….. sepse gjendet edhe ne 15 kushtet e Hapjes se Negociatave me BE dhe ne Raportet e Departamentit Amerikan te Shtetit”,- shprehet Petrit Vasili.