Ja ku ndodhet rruga më e rrezikshme në botë…

366
Sigal

Quhet ”Rruga e Jungasve” dhe ndodhet në Bolivi.

”Ajo është rruga më e rrezikshme në botë dhe jo rastësisht quhet udhëtimi drej vdekjes”, shkruhet në faqen italiane fuoriditesta.it.

Kjo rrugë shkon nga 3 600 metra mbi nivelin e detit, për t’u rritur më pas në lartësinë mbi 4 600 metra mbi nivelin e detit dhe përsëri zbret në 1 500 metra.

Rruga është e paasfaltuar e ashpër dhe, gjatë saj, asnjë barrierë anësore nuk mbron shoferët nga shpatet dhe humnerat.

Për më tepër, është e mundur të takosh klima të ndryshme gjatë udhëtimit.

Ndërtimi i asaj që konsiderohet rruga më e rrezikshme në botë daton që nga viti 1930, ku punëtorët ishin disa të burgosur nga Paraguaji dhe qëllimi ishte të lidhte kryeqytetin me Amazonën Boliviane.

Me kalimin e viteve, ka pasur aksidente tragjike, siç është ajo e vitit 1983 në të cilën vdiqën rreth 100 njerëz.

Vitet e fundit është ndërtuar një rrugë më moderne dhe më e sigurt, megjithatë rruga vazhdon të frekuentohet nga turistët kureshtarë dhe nga banorët e fshatrave të largëta që janë në këtë zonë.