Vasili i përvishet Ramës: Formulari yt dhe sqarimi idiot i MSH

484
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili thotë se plotësimi i formularit me të dhënat për çdo pacient, përfshirë edhe numrin e identitetit është një akt i rëndë me qëllime kriminale që urdhërohet nga kryeministri. Vasili deklaron se kjo qeveri gënjeshtrën e ka kthyer në filozofi dhe injorancën në instrument veprimi.
DEKLARATA E VASILIT
Formulari i kryeministrit për pacientët dhe sqarimi idiot i Ministrisë së Shëndetësisë.
Kjo qeveri gënjeshtrën e ka kthyer në filozofi dhe injorancën në instrument veprimi.
Ministria e Shëndetësisë së fundmi lidhur me formularin që plotësohet për çdo pacient, akt i rëndë me qëllime kriminale, që urdhërohet nga kryeministri dora vetë, sqaron se ky formular është normal dhe opozita nuk e di mirë çështjen.
Këtu fillon injoranca e bërë njësh me ligësinë pasi na thonë që karta e identitetit i kryen të gjitha punët në sistemin shëndetësor për çdo person.
Po ja çfarë thuhet në portalin e-Albania për marrjen e kartës së shëndetit lexojeni:
“Bazuar në vendimin e Qeverisë, nr.307, datë 21.05.2014 për “Regjistrimin dhe Identifikimin e Personave të Siguruar nga Sigurimi i Detyrueshëm Shëndetësor”, identifikimi i personave të siguruar në skemën e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, bëhet me anë të kartës së shëndetit. Karta e shëndetit është dokumenti që vërteton se mbajtësi i saj është person i siguruar dhe përfiton shërbimet shëndetësore pa pagesë. Karta është personale, e patjetërsueshme dhe shpërndahet pa asnjë pagesë apo tarifë shërbimi”, thuhet në njoftimin e “e-Albania”.
Pra identifikimi i personave bëhet përmes KARTËS SË SHËNDETIT.
Ja dhe më poshtë sqarimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i sjell në vëmendje opozitës, në rastin më të mirë, të paditur, se me reformën e deregulimit që ka ndërmarrë qeveria, karta e identitetit ka zëvendësuar kartën e shëndetit ndaj përmes NID identifikohet qytetari për kategorinë shëndetësore që i përket dhe shërbimet që përfiton në të gjithë sistemin tonë shëndetësor.”
Ky sqarim është kryevepra e injorancës tashme dimensioni i vetëm identifikues i Ministrisë se Shëndetësisë por një dimension ky që bashkëjeton shumë mirë me injorancën proverbiale të kryeministrit.
Sigal