Vasili: Edi Rama, një llafazan i kapur dhe i paaftë! SPAK po bëhet bashkëfajtor

233
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili e akuzon kryeministrin Edi Rama për paaftësi në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Përmes rrjeteve sociale, Vasili shprehet ndërsa Rama e ka futur shëndetësinë në një qorrsokak, thekson se nga ana tjetër, SPAK-u po bëhet bashkëfajtor në këtë situatë.

“Rama thjesht një llafazan i kapur dhe i paaftë!

Rama u bë rreckë me maskat prej rrecke në menaxhimin e Pandemisë!!

Sot 306 raste të reja me Covid, numri absolutisht më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Rritja që nga fillimi i detyrimit të maskave në datë 15 tetor është 50.7%.

Rritja krahasuar me pikun prej 27 raste në prill kur u bë mbyllja totale është 1130%.

Maskat absolutisht zero vlerë pa masat e tjera.

Gjobat idiote vazhdojnë.

Para’ për pandeminë nuk ka, ndërsa para’ për të vjedhur incineratorët dhe për koncesione, ka.

Rama u bë rreckë me menaxhimin me copa rrecke dhe ka futur shëndetin e qytetarëve në qorrsokak.

Kjo është përgjegjësi shumë e rëndë penale.

SPAK po bëhet bashkëfajtor.

Edhe qytetari më i fundit e ka shumë të qartë që Rama është thjesht një llafazan i paaftë”, shprehet Vasili.