Aritmetika pika më e fortë! Plas gallata në rrjet, qytetari i ankohet Ramës: Borxhi 81%! Nga 100 mijë lekë në xhep, 19 mijë janë të mijat. Kryeministri i kërkon ‘ndihmë’ dhe për Japoninë

372
Sigal

Kryeministri Edi Rama debaton shumë shpesh me ndjekësit në rrjetin social ‘Facebook’, mirëpo ditën e sotme përpos argumenteve ka pasur dhe disa lapsuse.

Një qytetar i ankohet Ramës për borxhin e lartë publik, plot 81%, duke e shpjeguar madje me një shembull, ku sipas tij nga 100 mijë lekë që ka në xhep, vetëm 19 mijë janë të tijat, pasi 81 mijë të tjera i ka borxh.

“81.4% borxhi Boss!!! Ne 100 mijë lekë që kemi në xhep, vetëm 19 mijë janë tonat!! 81 mijë i kemi borxh!!!”, i shkruan qytetari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook,

Ndërsa Rama e pyet: Po Japonisë që e ka 130% borxhin si ia ben llogarinë ti vëllai im?

‘Unë them t’ja japim ne Japonisë borxh nga ato 19 mijë që na kanë ngelur- i kthehet sërish komentuesi.

Komentet