Vasili: Ç’hall ja mbyll gojën BE-së në Tiranë para fakteve skandaloze të Reformës në Drejtësi!

410
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një postim në rrjetet sociale, ka sulmuar Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) ku citon se pavarësisht fakteve që janë nxjerrë sheshit për copëtimin e Reformës në Drejtësi, nga ata nuk ka pasur asnjë reagim.

Vasili gjithashtu shkruan se deklaratat “entuziaste” të shefes së ONM, Genovefa Kalaveres kanë qenë thjesht alibi e kapjes së sistemit të drejtësisë dhe kanë dëmtuar rëndë integritetin e procesit, ndaj edhe sipas tij negociatat nuk hapen.

Postimi i plotë i Vasilit:

Fakte të njëpasnjëshme njëri më tronditës se tjetri po nxjerrin sheshit se reforma në drejtësi u kap dhe u coptua nga rilindja duke përfshirë këtu edhe Vetingun.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) megjithse pjesë e Kushtetutës së Shqipërisë nuk luajti asnjë rol për ta ndalur degradimin e Reformën përkundrazi me qëndrimin e tij thelloi kapjen nga Rilindja.

Deklaratat “entuziaste” te Genovefa Kalaveres, shefes së ONM, kanë qenë thjesht dhe vetëm alibi i kapjes së sistemit të drejtësisë dhe kanë dëmtuar rëndë integritetin e procesit.

BE në Tiranë me deklaratat pozitive artificiale dhe propagandistike në vend të kritikës së rreptë për degradimin e reformës ka shërbyer gjithashtu si alibi për një reformë që po degradonte haptas dhe ku faktet ishin pa fund qoftë për shumë anëtarë të KLGJ dhe KLP tashmë edhe për anëtarë të Vetingut.

Zero qëndrime ka pasur BE në Tirane për faktet flagrante që janë bërë publike dhe që rrënonin integritetin e Reformës në Drejtësi

Ndaj edhe Negociatat nuk hapen,pavarsisht nga sherbeti i Deklaratave të BE në Tiranë.

Shihni më poshte faktet për anetarë të Vetingut të zgjedhur në shkelje të plotë me kriteret e ligjit.

Hajde hajde dhe ne presim që këta të Vetingut japin vlerësime objektive për gjyqtaret e prokurorë e tjerë.

Përfundimisht “perla” e drejtesisë u shndërrua në një para’ kallpe.

1.Pse ONM nuk ka denoncuar këto skandaloze ndonëse kjo është detyre e saj?

2.Pse ONM është pajtuar me një degradim të tillë duke qenë në njohje të plote të këtyre fakteve flagrante?

3.Pse BE në Tiranë nuk guxon të mbajë qëndrim publik për këto skandale kaq të rënda?

4.Cila është arsyeja që mban peng BE-në, e cila vazhdon të fshehë fakte të tilla dhe vazhdon me deklarata propagandistike për gjoja suksesin ” madhështor” të reformës?