Vasili: Çfarë turpi, Rama bën fushatë elektorale në Mal të Zi

294
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar lidhur me ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama në fushatën zgjedhore që po mbahet në Malin e Zi, ku Rama shfaqet duke iu drejtuar edhe në serbisht malazezëve dhe shqiptarëve atje që të votojnë Milo Gjukanoviçin.

“Çfarë gazepi!

Edhe medemek drejton OSBE ky KM-ja edhe bën fushatë elektorale për zgjedhjet në Mal të Zi.

Dhe pastaj duhet edhe t’i vëzhgojë, edhe t’i vlerësojë.

Vërtet çfarë gazepi”, deklaron përmes rrjeteve sociale nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.