Vasili: 5 pyetje pse gënjeu SPAK për komisionerët e vdekur??

335
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka ngritur 5 pyetje për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion për arrestimin e komisionerëve që lejuan manipulimin e zgjedhjeve në dosjen 339. Sipas Vasilit SPAK duhet të tregojë pse gënjeu për komisionerët e vdekur, për të cilat lëshoi urdhër arreste.

Postimi i plotë:

“5 pyetje për SPAK-un dhe pse gënjeu për komisionerët e vdekur??

SPAK gënjeu e tha: “Hetimet janë sekrete dhe në bëmë sipas ligjit verifikimet në regjistrin e gjendjes civile ku dy komisionerët Kasem Lala dhe Besim Bregu rezultonin që nuk ishin çregjistruar dhe më pas ne premë urdhrin e arrestit”.

1.Pse gënjeu kaq trashe SPAK-u?

2.A është vërtet kaq joprofesional SPAK-u ?

3.Cili hall politik e bëri SPAK-un kaq qesharak?

4.A është i njëjti SPAK që nuk heton Dosjen 184 ku i ka Kryeministër, Ministra, Deputete Drejtore policie sa një mal?

5.Po tek dosja 339 kush ia mbylli sytë dhe veshët SPAK-ut për të mos dëgjuar Vangjush Dakon, Avdylajt, Drejtorë që ktheheshin në zgjatim të krimineleve për vota??

Këto veprime dhe mosveprime skandaloze si Unaza e Re apo kulmi i i 109 milionë eurove që i duhen paguar Beçhetit etj, janë momente turpi dhe shkatërrimi të besimit ndaj SPAK-ut.

Ndonjë ndërkombëtar, që ekzaltohet në mënyrë artificiale për “komeditë” politike të SPAK-ut s’mund të mbyllë dot më sytë përpara këtij realiteti, pasi faktet janë kaq kokëfortë!

Këto 5 pyetje presin pergjigje.

P.S. Megjithatë shiheni foton e çregjistrimit të komisionerit të vdekur përballë deklaratës së gënjeshtërt të SPAK-ut dhe konkluzionin nxirreni vetë.

5 pyetje pse genjeu SPAK per komisioneret e vdekur??SPAK genjeu e tha:" Hetimet janë sekrete dhe në bëmë sipas…

Gepostet von Petrit Vasili am Montag, 3. August 2020