“Lart do ta ngremë flamurin kuq e zi”, ja videoja e veçantë që zgjedh Meta për të përshëndetur

568
Në kulmin e debateve për çështjen e detit dhe zërat se në marrëveshjen e re me Greqinë do të ketë lëvizje të koordinatave, presidenti Ilir Meta zgjedh një video që flet për flamurin dhe Shqipërinë për të përshëndetur.
Ai ka uruar ditë të mbarë me një klip të përgatitur nga nxënësit e një shkolle me rastin e Vitit të Skënderbeut. Ndër të tjera, kënga thotë “Lart do ta ngremë flamurin kuq e zi”.
“Të dashur miq, ju uroj mirëmëngjes dhe një ditë mbarë, me këtë klip të mrekullueshëm, të përgatitur për Vitin e Skënderbeut”, shkruan Meta.
Sigal