Banorët e pallatit 1035 në Durrës, kundër shembjes: Duam ekspertizë

98

“Lironi banesat!” Banorët e pallatit 1035 në Durrës kundër shembjes: “Të vijë ekspertiza ta shikojë”

Banorët e lagjes nr. 9 në Durrës, kanë dalë në protestë pas njoftimit që kanë marrë për lirimin e një pallati të zonës, i cili do të shembet si i dëmtuar nga tërmeti. Ata thonë se objekti nuk është vlerësuar nga ekspertët dhe se nuk ka rrezik, pasi jetojnë aty që prej nëntorit të vitit të kaluar.

Banorët e pallatit 1035 ne lagjen 9 në Durrës, kanë dalë në protestë pas njoftimit të papritur që u është bërë për të liruar objektin, pasi është vendosur shembja e tij si pasojë e dëmtimeve nga tërmeti.

Qytetarët thonë se ky pretendim nuk është i vërtetë, pasi pallati është i padëmtuar dhe në të banohet normalisht që prej 26 nëntorit.“Të vijë ekspertiza ta shikojë.”

“Që të bëhet një ekepspertizë e tillë 18 faqe, duhet të paktën një orë t’i vinë rrotull pallatit, të marrin monstrat, të bëjnë fotografitë, të trokasin në dyert e pallatit dhe të pyesin çfarë dëmesh keni.” Të indinjuar thonë se aty nuk ka shkuar asnjë komision për të vlerësuar gjendjen e objektit. Banorët akuzojnë strukturat e shtetit për korrupsion dhe për këtë arsye kërkojnë rivlerësim.

“Në dijeninë që kemi ky pallat është në pozicion shumë të favorshëm për përfitime personale të personave që kanë lekun dhe pushtetin dhe si në gjithë Shqipërinë kërkojnë të përfitojnë dhe nga ky rast. E vetmja gjë që kërkojmë, është të bëhet ekspertizë me njerëz që ne ti shohim që po vijnë dhe po e bëjnë.” Ata kanë nënshkruar një peticion, pasi theksojnë se pallati është vendosur të shembet, edhe pse nuk ka asnjë dëmtim dhe nuk ka pasur një njoftim për këtë gjë.