Nga Petrit Vasili
11 maji, narkozgjedhje me zero alibi, qoftë në shqip ashtu edhe në anglisht!
Shfrenimi i Ramës dhe hordhisë së tij për të grabitur, blerë dhe rrëmbyer votat më 11 maj ishte sa shkatërrues për vendin, aq edhe e zhveshi lakuriq atë vetë.
Përveç debilëve të “dobishëm” mediatikë në Shqipëri, që tani i njohin të gjithë se çfarë malli janë dhe që i shërbejnë çorbës së prishur që ju jep Rama, askush nuk i del për zot këtij llumi elektoral.
Të gjithë e dinë se Edi Rama ka dalë me thasët e parave për të blerë ndërkombëtarë të korruptuar, kudo që t’i gjejë, për t’i dhënë ndonjë alibi 11 majit të tij kriminal.
OSBE-ODIHR dhe Misioni i Parlamentit Europian e thanë fjalën asgjësuese: që zgjedhjet ishin të pabarabarta dhe qeveria përdori shtetin në favorin e saj.
Cili është ai i çmendur që mund t’i dalë për zot llumit të 11 majit?
Kush është ai i çmendur – në shqip dhe anglisht – që mund të thotë: “të pranojmë zgjedhje të pabarabarta dhe ku partia-shtet dhe narkoshteti shkatërrojnë zgjedhjet për t’i rrëmbyer ato?”
Kush është ai i çmendur që do të legjitimojë standardin e narkozgjedhjeve në një vend kandidat për anëtarësim në BE, si Shqipëria?
Kush është ai i çmendur që do të pranojë këto narkozgjedhje si precedent shkatërrimtar për demokracinë në mes të Europës?
Kush është ai i çmendur që do të rreshtohet në krah të kriminelëve elektoralë qeveritarë në Shqipëri?
Kush është ai i çmendur që mund të legjitimojë masakrën me votën e Diasporës?
Faktet janë sa tragjike e të panumërta, aq edhe tronditëse, veçanërisht kur sheh nivelin mizerabël të shfrenimit të qeverisë në mbushjen e kutive, në rrugaçërinë që rrethonte qendrat e votimit, në blerjen e votave duke shpenzuar qindra milionë euro të taksave të shqiptarëve për t’i vjedhur ata edhe për katër vjet të tjera.
Këtij llumi dhe bataku kriminal elektoral nuk i del njeri për zot dhe fajtori i vetëm për këtë krim është Rama dhe qeveria.
Asnjë anglishtfolës nuk i del dot për zot, sepse po u bëre pjesë e llumit, llumi të thith brenda dhe të asgjëson.
Institucionet ndërkombëtare kanë paralajmëruar qartë përpara zgjedhjeve gjithçka.
Zgjedhjet ishin veçse konfirmimi absolut se narkoqeveria vetëm narkozgjedhje mund të organizojë.
Ndaj, alibi për këto zgjedhje nuk ka.
11 maji provoi se në Shqipëri, për shkak të Edi Ramës, nuk ka zgjedhje, por terrorizëm elektoral.