Varhelyi, mesazh të fortë politikës: Kushtetuesja, gati para Konferencës së Parë Ndërqeveritare

258
Sigal

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi në Ballkanin Perëndimor, Oliver Varhelyi, i është drejtuar politikës shqiptare me një thirrje të fortë që të mbështesin pa vonesa procesin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një mesazhi në Twitter, Oliver Varhelyi shkruan se e mirëpret hapjen e vakancave për në Gjykatën Kushtetuese dhe plotësimin e saj si një kërkesë thelbësore e Këshilit Europian para Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Mirëpres hapjen e procedurave të aplikimit për 2 vakancat për në Gjykatën Kushtetuese. Është thelbësore që të gjitha autoritetet ta mbështesin këtë proces pa vonesë. Kjo është një kërkesë kryesore e Këshillit Europian. Të ketë përfundime para Konferencës së Parë Ndërqeveritare. BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit”, shkruan ai në Twitter.