Prof. Dr. Afrim Krasniqi: Mazhoranca dëmton integrimin në mënyrën se si po e përdor Parlamentin ndaj Presidentit

263
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Mazhoranca po gabon në mënyrën se si po e përdor Parlamentin ndaj Presidentit, pasi po bën një akt që nuk ka vlerë kushtetuese dhe nuk zgjidh gjë, vetëm sa përbën lajm. Së dyti, deklaratat e eksponentëve të opozitës, që thonë se dosjet e skandaleve elektorale do t’ia përcjellin kancelarive ndërkombëtare, mendoj që janë të gabuara. Opozita duhet të bëjë një deklaratë, që është e gatshme të paguajë një çmim që Shqipëria të nisë negociatat. Është në interesin e opozitës që të nisin.

Nëse opozita trumbeton masakrën elektorale, i jep argumenta skeptikëve që të mos i nisin negociatat. Ne duhet të mësojmë që sherret tona t’i bëjmë brenda vendit, ndërsa jashtë vendit të mbrojmë interesat e pakta publike që na kanë ngelur. Pretendimet e vendeve skeptike kanë të bëjnë me nivelin e zbatimit të kritereve dhe nivelin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale në Shqipëri.