Minibashkia në Tiranë, aty ku të paaftët dhe matrapazët shpërblejn militantët e partisë

516
Sigal

Minibashkia e Tiranë,  aty ku paftësia bashkohet me matrapazllikun

Pasojat e tërmeteve  të muajve të fundit, përveç dëmeve ekonomike  dhe pasurore, ka krijuar edhe një pakënaqësi të theksuar sociale tek qytetarët e kryeqytetit. Problematika më e madhe po vihet re tek paaftësia, mefshtësia dhe harbutëria e atyre, që pasi erdhën në pushtet me vota të klonuar, e kanë kthyer institucionin e shërbimit publik në qëndër pazaresh. Pikërisht, në minibashkinë në Lagjen Ali Demi, hipokrizia është ulur këmbkryq dhe “shërbëtorët” e popullit shëtisin nga zyrat në lokalet përreth dhe vetëm  taksapaguesve nuk u shërbejnë. Diferencim total dhe me motive partiake dhe politike në dhënien e bonusit të qirasë. Një pallat në Lagjen Ali Demi, Rruga I.Dollaku është shpallur i pabanueshëm dhe një pjesë e familjarve marin bonus dhe të tjerët  diferencehen, pasi lista nuk mund të përfshijë ata që militantët e partisë në minibashki i konsiderojnë kundërshtarë. Çuditërisht kjo ndodh në minibashkinë që 20 metra nga zyrat e saj ka godinën  e Policisë së Shtetit, ku sapo u promovua “AntiKÇK”-ja. Dhe sikur të mos mjaftonin këto motive, nëpunësit militantë të minibashkisë nuk kryejnë as veprimet më formale të pajisjes së qytetarve me vërtetim, që kjo banesë është e pabanueshme dhe  komisioni teknik i Institutit të Ndërtimit e ka nxjerrë jashtë funksioni, duke vendosur tabela dhe shirit. Po përse duhet vërtetimi? Fare thjesht. Banorë të pallatit kanë marrë kredi dhe e kanë siguruar pranë kompanive të sigurimit. Në këto kushte, bankat dhe kompanitë e sigurimit duan vërtetimin për të bërë likujdimin, duke lehtësuar në këtë mënyrë edhe vetë Bashkinë qëndrore. Fatkeqësia për këtë minibashki është se punës dhe  përkushtimit  dhe vizionit të Kryebashkiakut Veliaj, nuk i përgjigjen dot, me qëllim, apo nga paaftësia vartësit e minibashkisë me godinë të re shumë  pranë Policisë së Shtetit.