“Vaksina për 39 persona në Gjirokastër”, Vangjel Tavo i kthehet qeverisë: Kë fyeni me këtë skandal që e shisni si arritje?

157
Sigal

Nga Vangjel Tavo

Qeveria e papërgjegjshme e “Rilindjes” fyen inteligjencën e banorëve të Gjirokastrës.
78 vaksina për Gjirokastrën. Për 39 persona, pasi duhen dy doza për person.
Kë fyeni me këtë skandal që e shisni si arritje?
Duhet të ishin vaksinuar të gjithë mjekët e vendit, pensionistët dhe të sëmurët kronik.
Po fyeni inteligjencën e banorëve të Gjirokastrës. Mjekëve u thuhet të shkojnë e të vaksinohen në Vlorë dhe qarkun e lanë në rënie të lirë duke u kthyer në bombë biologjike.
Qeveri qesharake, e papërgjegjshme dhe malinje. Shpenzon qindra miliona euro për afera korruptive dhe PPP dhe nuk kujdeset për qytetarët e thjeshtë.
E vetmja qeveri në botë që të ardhurat publike nuk i vuri në përdorim në luftën kundër pandemisë por për propagandë e projekte 3D.
Edhe pak ditë dhe “Rilindja” shporret. Shëndeti publik dhe lufta ndaj pandemisë do jetë prioriteti i punës së qeverisjes së re.