“Ujku” i rrugëve, Ergys Verdho duhej të ishte në burg për 372 milionë Euro tendera korruptivë, por Babloku e çon drejtor në KESH

425

Fakt alarmant për veprim nga SPAK, që prangosi kryebashkiakun e Lushnjes e 10 zyrtarë për procedurat e garës në një tender kanali 180 mijë Euro; por nuk çon para drejtësisë ish-drejtorin e ARRSH deri më 8 qershor 2021, që ka falsifikuar projekte, preventiva e volume punësh për ndërtime, sinjalistikë e mirëmbajte në 26 segmente rrugore

Sigal

Duhet të jetë sinjal alarmi për veprim urgjent nga SPAK, rasti i ish-Drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar deri para 1 muaji, Ergys Nikolla Verdho; faktuar me prova, për krime të shumta e të rënda financiare me tenderët, projektet, cilësinë dhe sigurinë e ndërtimit të rrugëve

Në vend që SPAK ta arrestojë, drejtori Ergys Verdho me 7 apartamente e 4 lokale të dhuruar nga ndërtuesit përfitues tenderësh në vitin 2020; më 8 qershor u emërua Drejtor i Përgjithshëm i KESH, ku ka nisur pazaret e para me 13 milionë Euro tendera.

Nëse dihet, se përse Edi Rama e transferoi Ergys Verdhon, nga Drejtoria e Rrugëve te KESH; absurd deri në dyshime korruptive, është mos veprimi i SPAK, për ta çuar para drejtësisë këtë drejtor që ka firmosur 372 milionë Euro tendera pa garë.

E themi këtë, mbasi SPAK që prangosi kryebashkiakun e Lushnjes dhe 10 zyrtarë e biznezmenë, për shkelje procedurash të garës në një tender kanali 180 mijë Euro; po lë të lirë drejtorin e rrugëve, që tenderin me të vogël të konstatuar me vjedhje e ka 2 milionë Euro.

SPAK e ka një fakt të denoncuar nga 3 biznese të Gjirokastrës e Fierit, ku provohet se ka falsifikuar projekte e preventivë ndërtimi, sinjalistike e mirëmbajtje të 26 segmenteve rrugore.

Provat e krimit financiar e infrastrukturor të bëra nga Ergys Verdho, janë të plota e të qarta në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, në zyrat e Komsionit të Prokurimit Publik, në dosjet e tenderëve të Autoritetit Rrugor e 32 Kërkesë-Padi në Gjykatën Administrative-Tiranë.

Referuar 2 raporteve të përbashkët Konfidencial të Auditeve nga Ministria e Financa dhe Ministria e Infrastrukturës, të datës 19 qershor 2020 e 28 janar 2021; rezulton se drejtori Ergys Verdho, në 95% të tenderëve ka abuzuar me fondet limit, duke i caktuar me vlera 2-3 herë më të lartë se kostoja reale e punimeve, me shtim fiktiv veprash arti e volume punimesh teknike, për gjoja siguri terreni.

Po kështu, me 80% të tenderëve për ndërtim rrugësh panorameske në qarqet Shkodër, Lezhë, Vlorë, Korçë dhe mirëmbajtje në verë e në dimër të 1760 km rrugë në zonat veriore e jugore.

Këto tendera, drejtori Ergys Verdho i ka dhënë me 100% të fondit limit e me preventiv fals, duke shtuar 25-40% volum punime e shërbime me tepër, me dëm ekonomik 39 milionë Euro, në favor të oligarkëve Rrok Gjoka, Shkëlqim Fusha, Ndue Kola, Gentian Sula, vëllezërit Hysa, Bashkim Ulaj, Milo Gjikuria, Sadri Abazi, Safet Gjici, Shkëlqim Kupa etj, etj.

Abuzim i konstatuar nga këto grupe auditi të  ministrive, është fakti që në 23 tendera me vlerë mbi 2 milionë Euro, ish-drejtori Ergys Verdho, i dha me negocim pa shpallje paraprake, pa harruar tenderët me specifikime për të fituar vetëm firmat e paracaktura.

Kaq për sot, në vijim fakte shkresore për shtesa miliona Euro fonde me raporte teknike-fizike false në rruga e Arbërit, rrugët Milot-Rubik, Vlorë-Sarandë, Berat-Përmet-Çarshovë, Korçë-Ersekë; Tepelenë-Përmet; si dhe për  milionat që ka përfituar nga fondet e rrugëve, duke përdorur te fituesit e tenderëve, firmën e tij “ projektuese e ekspekrtuese “V&CE shpk”; edhe çudirat penale, nga vitet kur Ergys Verdho ka qënë drejtor i HEC-Fierzë, që sot e ka nën komandë si drejtor i krejt KESH-it./Pamfleti