”U konfirmua qëndrimi i drejtë i Metës”, Presidenca për draft- opinionin e Venecias: Anti- shpifja një paketë anti- kushtetuese, pa liri të shprehjes s’ka negociata

355
Sigal

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka thënë se me draft- opinionin e Komisionit të Venecias për Paketën Ant- Shpifje u konfirmua qëndrimi i drejtë i Presidentit Meta.

Sipas Presidencës, paketa anti- shpifje është anti- kushtetuese duke dhënë dhe 5 arsyet se pse ajo bie në kundërshtim me ligjet.

Po ashtu Blushi thotë se pa liri të shprehjes nuk ka demokraci dhe për rrjedhojë çelje të negociatave.

Ja postimi i plotë:

Ashtu sikundër pritej, Komisioni i Venecias ka konfirmuar qëndrimin e drejtë të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për paketën anti-kushtetuese të ligjeve “anti-shpifje”.

Siç është sqaruar edhe me dekretet e Presidentit Meta, këto ligje jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me:

– Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;
– Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;
– Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;
– Nuk janë në harmoni me standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut;
– Nuk janë në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)

Pa garantuar lirinë e shprehjes nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim.

LIRIA DHE PAVARËSIA E MEDIAS E PARA! 🇦🇱🇪🇺