Tusk, sot në Tiranë për samitin evropian

435
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, do të zhvillojë sot një vizitë në Tiranë. Vizita e Tusk në Shqipëri është në kuadrin e një turi treditor që Presidenti i Këshillit Evropian do të zhvillojë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i vizitës është përgatitja e samitit BE-Ballkan që do të mbahet në Sofje më 17 maj. Tusk do të marrë pjesë edhe në samitin e Brdo Brijun që do të zhvillohet në Shkup. Tusk do të ndalet edhe në Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe në Shkup.
Sigal