Tritan Shehu takim me degët para protestës: Të palëkundur

541
Sigal

Ish-deputeti Tritan Shehu ka zhvilluar disa takime me qytetarë të qarkut të Gjirokastër dhe degët e PD pas të cilave shprehet optimist për pjesëmarrjen në protestë.

Shehu shkruan se ka konstatuar një frymë të lartë mobilizimi për të vazhduar pa u lëkundur aksionin politik.

Postimi i plotë i Shehut
Qarku i Gjirokastrës nesër në protestën e madhe me pjesëmarrje dhe vendosmëri më të lartë se çdo herë.
Nga të gjitha takimet e ndryshme që realizova në Gjirokastër, Memaliaj, Tepelenë, Përmet e Këlcyrë, konstatova një frymë të lartë vendosmërie, mobilizimi për të vazhduar pa u lëkundur aksionin e madh politik, në mbrojtje të demokracisë e vlerave tona Perëndimore.
Të gjitha degët gjithashtu paraqiten me një nivel të lavdërueshëm organizativ, duke iu përgjigjur kështu vullnetit të anëtarësisë, mbështetësve e banorëve në tërësi.
I falënderoj dhe i inkurajoj të gjithë këta njerëz fisnikë, për pjesëmarrjen e tyre aktive apo për mbështetjen e shumëllojshme që po i japin kësaj lëvizje të madhe, pikërisht për t’iu kundërvënë autokracisë, deformimit të demokracisë, varfërisë, arrogancës së pushtetit etj, për të rivendosur parimet europiane e zhvillimet drejt prosperitetit të vendit.