Kuvend, Majlinda Bregu ironi me gruan e Shukri Xhelilit

623
Në seancën e sotme parlamentare, deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu ka prekur gjendjen në të cilën ndodhet sot administrata shqiptare, nisur nga rasti i kryetarit të Bashkisë së Peshkopisë, Shukhri Xhelili.
“Një nga ngjarjet më të shëmtuara të javës së kaluar ishte skandali seksual me kryetarin e Bashkisë së Peshkopisë. Çfarë po ndodh me administratën tonë? Çfarë ndodh me ata të rinj që duan të punësohen? Këtu duhet të ishte përqendruar vëmendja, çfarë ndodh me zbatimin e ligjit për administratën. A i rregullon dot marrëdhëniet e punës vetëm ligji?”, është shprehur Bregu. Sipas saj, ky është problemi madhor që e rëndon dyfish situatën në Shqipëri, që është dhe vendi me lëvizjet më të mëdha të administratës në rajon. 
“Vërtet kryeministri thotë se kemi administratën më të mirë në 25 vjet, edhe pse është ai i pari që nuk e beson atë që thotë. Anëtarët e administratës janë shkarkuar me kërcënime e shantazhe”, ka thënë Bregu. Ajo ka kritikuar institucionet edhe për një nga çështjet e tjera që tërhoqi së fundmi vëmendjen e opinionit publik. “Nga ana tjetër, kur flitet për Eskobarin e Ballkanit, të gjitha institucionet lajnë duart duke thënë nuk është i imi”, ka shtuar Bregu.
Sigal