Dr. Vladimir Mici/ ARMO s’ka kohë, koha ka mbaruar, njerëzit duan punë dhe bukë

940
E kam të pamundur të mos shkruaj në këtë rrëmujë mediatike ngjarjesh dhe rrokullimash, ndërkohë që shqiptarët enden pa punë, pa u paguar dhe të tradhtuar nga shteti që kanë apo ndërtuar dhe qeveritarët që i kanë qeverisur. Dy- tre javë më parë shkruajtja për kompaninë ARMO, përmenda edhe emra, sepse punonjësit ishin pa u paguar dhe jo pak por mbi 800 punonjës dhe kjo për një periudhe prej 9 muajsh. Përmenda edhe institucione ligjzbatuese, që kanë përgjegjësi ligjore dhe çfarë reagimi pashë. Punonjësit e ARMO-s më 1 maj protestojnë sepse punëdhënësi ka 9 muaj pa i paguar, fëmijët e tyre rrezikojnë arsimin normal të tyre sepse prindërit e tyre s’mund ti mbajnë në shkollë. Nga na tjetër Rafineria në Fier punon me dy rryma ose me 600 ton në ditë kapacitet përpunimi dhe i gjithë bitumi që prodhohet eksportohet apo bën sikur eksportohet, që t’ju shpëtoj tatimeve. Kjo rafineri i ka kaluar sipas shtypit nën administrim një firme TPD-Trading Petrol & Drilling, e cila as është pronar dhe asgjë nuk e lidh me këtë kompani, apo me kreditorët e tjerë. Ajo pretendon se ka një kontratë qiraje me kompaninë ARMO për të përdorur asetet e saj në Rafinerinë e naftës në Fier[1]. Vetë Kryeministri Z Rama priti në takim në prani te dy deputeteve të qarkut një përfaqësi dhe u kërkon mendim punonjësve se çdo bëhet me kompaninë e tyre, ndërkohë që në tregun mediatik është deklaruar se ekzistojnë tre opsione për kompaninë Armo dhe se qeveria do të vendosë çdo të bëhet brenda muajit. Muaji ka kaluar, asgjë nuk është vendosur. Këto tre opsione që duket sikur rrinë varur, sipas shtypit janë:

a- Likuidimi fizik i kësaj kompanie dhe prishja e saj. Kjo të sjellë në mend vitet 90, kur çeku i bardhë i Gramos Pashkos, do të bënte çudira, na bëri të ëndërrojmë dhe prishim gjithçka. Ajo që kemi sot është vetëm borxhi që kemi ndaj Europës dhe borxh që është në nivele kritike dhe me parashikimet tona të zhvillimit të kapitalit të punës , ne do të jemi shumë shpejt një popullsi e plakur pa asnjë resurs kapitali human ose në nivele të papërfillshme dhe me varësi shumë të madhe nga jashtë. Biles edhe efekti i HDI[2]-ve do të jetë negative.

b- Rishitja e kësaj kompanie tek një partner ekonomik tjetër. E vërteta është se kjo kompani sapo ka nderuar partner Ekonomik më korrik 2013 dhe menjëherë në shtator 2013 Zv/ministri i Industrisë dhe energjisë Z. Ilir Bejtaj ka qenë i detyruar të negociojë për pagat e prapambetura dhe mundësitë e zhvillimit të kësaj kompanie nën emrin e pronarëve të rinj. Blerja e tyre nuk tregonte kalime llogarish, por vetëm kontrata e shitblerjes të rënduara në termat juridik. Qëllimi ishte largimi de fakto i Rezart Taçit nga drejtimi i Shoqërisë.

 Një rol të madh luajtën 2 banka ato që janë marrë, që në fillim me ARMO-n Raiffesen Bank dhe Credins Bank. Ajo që nuk u bë ishte pastërtia e fondeve dhe burimeve financiare të investitorëve të rinj nga organet ligjore (pastrimi i parave, Ministria e Financave, Shish edhe Ministria e ekonomisë) , nuk u kontrolluan burimet financiare plus edhe kjo për faktin, që kjo kompani trashëgonte një borxh të krijuar nga pronari i mëparshëm ku shteti i përfaqësuar nga organet tatimore dhe Albpetrol ishin kreditorët më të mëdhenj. Për më tepër , që pronarët e rinj njohën edhe borxhin e trashëguar, gjë që automatikisht do të kërkonte skedën e shlyerjes së borxheve. 
Kjo nuk ishte rastësi. Kjo është një sëmundje e lënë qëllimisht nga shtetarët për të justifikuar zhvatjen, sepse kjo ndodhi edhe me kontratën tjetër me ndarje prodhimi që shteti shqiptar kishte me Stream Oil. Ideimi i rishitjes së Kompanisë, kur kompania e dyte rezultoi se i shtoi edhe një tjetër zhvatës i pasurisë publike dhe kombëtare, duke thelluar borxhin e saj, krijoi dhe ndoqi politika, që mbyllnin hapësirat e punës, step jo vetëm çdo kompani por e bën të pamundur teknikisht ndërrimin e pronësisë. Në kushtet e një ndjeshmërie të lartë publike është e pamundur anashkalimi i shtetit dhe organeve fiskale, sado të vobekta ato qofshin. Ideja e hedhur në media se shteti mund të subvencionojë kompanitë në vështirësi nuk funksionon në këtë rast, se kjo kompani duke qenë problematike nga fillimi dhe në vështirësi që nga fillimi dhe kjo për shkak të vjedhjeve të mëdha dhe evazionit gjigand nuk ka merituar asnjëherë marrjen e ndihmës. E tërë ecuria post privatizimit është një e shkuar e keqe, një kohë e keqe e industrisë së përpunimit të naftës në Shqipëri. Çdo deklarim qeveritar se kjo shitje mund të realizohet tregon se vijon maskarallëku në kurriz të interesave të punonjësve të kompanisë dhe shqiptarëve në tërësi, të cilët paguajnë kostot e rritura dhe që do rriten nga keqmanaxhimi i pasurisë kombëtare dhe produkteve dhe shërbimeve të pa marra nga ana e shtetit të tyre.

c- Rishtetëzimi i saj. Kjo e përkthyer mirë nënkupton administrimin e saj nga shteti. Kjo ide e hedhur në shtyp u shty me idenë nuk mund te realizohet tani për tani sepse pronarët janë larguar dhe nuk mund të kryejmë asnjë veprim. Çdo aksion i qeverisë mund të bëjë që më vonë pronarët ti drejtohen arbitrazhit dhe shteti ndëshkohet ligjërisht në arbitrazhin ndërkombëtar duke e detyruar të paguaje kosto të mëdha. Për pasojë shteti do të ndjekë rrugën ligjore duke kërkuar ndihmën e arbitrazhit. Por ajo do kohë. Ndërkohë nga ana tjetër vetë Ministri Gjiknuri ka përjashtuar opsionin e rishtetëzimit në një dalje publike të tij. Por koha bën të vetën dhe rrethanat e ideve të ministrit mund edhe të bien. Por kjo mund të ndodh kur interesat e ministrit të përputhen me interesat e atyre që s’kanë buke prej 9 muajsh në tavolinat e tyre. Mirëpo tani për tani interesat janë të ndara. Ministri ka leke ende në xhepat e tij.

Situata në terren është alarmante

Kur një subjekt nuk shlyen detyrimet e tij atëherë shteti vendos sekuestro preventive, që do të thotë bllokimi i aktivitetit… Pra në këto kushte asnjë objekt i kësaj kompanie nuk duhet të punoj. Atëherë përse Rafineria në Fier punon? Mbi ç’bazë paguhen punonjësit e Rafinerisë, kush i kontrollon, A s’janë ata njëlloj me punonjësit e tjerë të papaguar apo pushuar të ARMOS nga titullarët apo ALIU azer, që komandon në Rafinerinë e Fierit e nuk pyet për ligjet shqiptare. Nëse janë dhënë me qira, ku shkon kjo qira, pasi sekuestrot e vëna në qendrën e regjistrimit të biznesit duhet të administroheshin në mënyrë kolektive nëpërmjet një komiteti kreditorësh, të cilët do të pasonin të gjitha procedurat për lëvrimin e parave të fituara. Në rafinerinë e Fierit Aliu Azerbajxhanas komandon , pushon merr në punë dhe penalizon këdo që si bindet atij. E përkthyer komandën mbi personelin e ka ALIU i cili është fizikisht në Shqipëri. Cristophe, francoise, Bernard, Darbord administratori i kompanisë ARMO, nuk shfaqjet gjëkundi nuk paraqitet në publik , nuk bën deklarata publike se përse nuk paguan punonjësit, se përse nuk paguan tatimet, kush janë kushtet e kontratës së qirasë që do të garantojë bankat dhe kreditorët që vijojnë dhe rriten. Në këto kushte pse nuk është arrestuar ky person dhe stafi përgjegjës i tij apo edhe titullarët para tij ,që kanë çuar në këtë gjendje.

 Një vjedhës energjie arrestohet brenda natës, një thyerës ligji që rregullon çatinë e vet( dhe pastaj për shkak të kësaj mase që mbart nga ana e shtetit dhe për faj të mosfunksionimit të organeve të shtetit i vdesin edhe fëmijët në aksident) arrestohet brenda natës, një person që mashtroi 30 vetë u depërtua me urgjencë nga Kanadaja. Por ky person që ka vjedhur për 9 muaj 800 punonjës shëtit i lirë dhe tregon forcën, eksporton bitum jep paga për punonjësit e rafinerisë së naftës me thes, nuk paguan tatime e sigurime nuk u arrestoka? Kush e mbron këtë. Kush do ti mbrojë interesat e punonjësve. Ministria e Industrisë dhe Energjetikës duhet të marrë përsipër përgjegjësinë e zhvillimit të këtij sektori, të reagojë dhe të zbatojë shtimin e punëmarrjes në punë, në zbatim të programit të rilindjes, duke vënë industrinë në punë, dhe jo duke u jargavitur se kjo nuk është efiçente. Është deklaruar nga kompania që e privatizoi se ka kryer investimet e parashikuar në kontratën e privatizimit, Kush i kontrolloi, kush e verifikoj në terren, ku janë kryer pagesat , ku është teknologjia e rinovuar e re? Kush e ka lënë kompaninë të gënjente , kur ajo kishte detyrimin e raportimit periodik dhe njëkohësisht Ministria kishte edhe anëtar të bordit drejtues një anëtar të emëruar nga ajo? Për çfarë informonte ai? Sa informacione ka nga ai me shkrim dhe përse? Ku janë konkluzionet e rekomandimet dhe ku është ndërhyrja e ministrisë dhe cilat kanë qenë pasojat e ndërhyrjes së saj? 
Cila është dora e ministrisë së linjës dhe ekonomisë për këtë gjendje?
Z Kryeministër i përcolli punonjësit se një ditë, ata do ti marrin pagat. Punonjësit duan bukë e gjellë çdo ditë. Por më shumë se buke e gjellë duhet e ardhmja. Ku është ajo? Pyetja që bëhet është: Ku janë institucionet ligjzbatuese. Përse nuk skanojnë dhe arrestojnë autorët e kësaj veprimtarie kriminale. Përse nuk arrestojnë Aliun, ketë përfaqësues, që paska moralin të shpërndajë lekë me thasë për punonjësit e Rafinerisë së Fierit, ti kërcënojë për penalizim dhe heqje nga puna punonjësit në rafinerinë e naftës në Fier. Përse vonon shteti. Po pasuria e shtetit ( Ministri i ekonomisë të analizojë veprimtarinë e përfaqësuesve të vet dhe ti dërgojë përballë organeve ligjzbatuese për krijimin e kësaj gjendjeje të pasurisë së vet, humbjen e kapitalit). Kush do ti paguajë njerëzit e pushuar nga Aliu me shokë (kur kanë edhe vendime gjykate. Këta kanë dy vjet pa u paguar)?. 

Ku është shteti?

Uzinat rrinë pa punë dhe vetë shteti bën bllokimin e tyre, duke u lënë rrugë të lirë importimit të karburanteve dhe lëndës së parë naftës bruto në formën, që ato janë, ndërkohë që do të përmirësonte shumë bilancin e tregtisë së jashtme duke krijuar stabilitet në treg, po të ndërmerrte politika që rrisin shkallën e përpunimit të naftës. Dikush e shtynë drejt importit. Dikush nuk do prodhim made in Albania. Kjo është e dukshme ,sepse pikërisht atëherë kur prodhimi i naftës shqiptare arriti kulmin pikërisht atëherë edhe përpunimi i naftës shqiptare arrit minimumin. Thua edhe kjo të jetë një politikë ekonomike largpamëse!? Duke i u kthyer pak ngjarjeve ,ku analiza më rezultonte në pastrim parash, në skenë dolën kompani që kishin punuar me ARMO-n , por ajo nuk i referohej pronarëve të rinj, të cilët janë edhe më problematikë në raport me atë që e shiti,( Ai i ka larë duart me ARMON, që kur blerësi i ri deklaroi se njeh borxhin dhe akti i shitjes u zyrtarizua). Më duket se thjesht atij i kërkohet të mbyllë gojën. Ashtu sikurse i kërkohet edhe kompanisë së Gjergj Bojaxhiut. Ato duken si tymnaja përballë faktit se 800 punonjës nuk marrin pagat, dhjetëra kreditorë nuk shlyhen , një kompani punon nën qira nga pronari ARMO me asete nën sekuestro. Shkurt të gjithë institucionet ligjzbatuese me ndërgjegje janë nën komandën mos zbatoni ligjin. Dhe këto nuk janë pak. ( SHIK, Prokurori, Tatime, Polici, Shëndetësi). Një heshtje pason edhe nga ana e deputetëve të zonës, o zot sikur s’janë ata që janë zgjedhur për ti përfaqësuar, qoftë të pozitës qoftë të opozitës, duke filluar nga Kastrioti Islami, Fatos Klosi, Enkelejd Alibeaj, Blendi Klosi, Piro Lutaj dhe Ermelinda Meksi. Apo të gjithë këta s’kanë memorie se kanë qenë deputet të kësaj zone apo janë Mesia e Mallakastrës mjafton të varin xhaketën dhe populli i Mallakastrës i njeh. Sa turp! Por siç duket ata s’kanë kurrë turp, nuk e njohin turpin. Atë e hanë përditë me bukë.
Sigal