Tritan Shehu: Shqipëria në listën e vendeve të prapambetura për të siguruar vaksinën anti-Covid

208
Sigal

Ish-deputeti i PD-së, njëkohësisht mjeku Tritan Shehu, akuzoi qeverinë që e ka renditur Shqipërinë në listën e vendeve afrikane për të marrë vaksinën anti-Covid. Shehu tha se me Shqipërinë pjesë të agjencisë Covax mund të vaksinohet vetëm 20 % e popullsisë deri në fund të 2021.

Shehu: Qeveria shqiptare nuk ka kontraktuar me kompaninë prodhuese, as me BE, as me organizma botërore siç është Banka Botërore ,siç ka bërë Kosova që ka marrë kredi dhe i kërkon BB qe të sigurojë vaksinën njësoj si vendet e tjera të zhvilluara. Kurse Shqipëria na ka futur në një kategori që është për vendet e prapambetura. Covax është një agjenci që ka lidhje me OBSH e cila është në favor për vendet e pa zhvilluara. Janë të gjitha vendet afrikane dhe vendet e pazhvilluara. Por Covax merr përsipër vetëm për 20 % të popullsisë deri në fund të 2021. Shqipëria futet në grupim e vendeve afrikane dhe kjo është shumë e rëndë.