Tritan Shehu: Rastet shtohen me një kurbë të “çuditshme”, Ministria nuk shqetësohet

309
Sigal

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, akuzoi Ministrinë e Shëndetësisë se ndërsa numri i rasteve të reja me koronavirus në vend shtohet, Ministria e Shëndetësisë “nuk shqetësohet”.

Me një shënim në facebook, Tritan Shehu shkruan se diçka thelbësore nuk funksionon me dedektimin e infeksionit, ndërsa shton se edhe rastet e zbuluara sot, pavarësisht janë simptomatike apo jo, duhen konsideruar si burime infeksioni e duhen ndjekur të gjitha kontaktet e tyre prej 10-15 ditësh.

“Testimet nuk shtojne infeksionet e as epidemine, ato jane te vetmet qe evidentojne realitetin, identifikojne te prekurit dhe te krijojne mundesine te pengosh perhapjen e tij dhe te mjekosh te semuret”, shkruan mes të tjerash Shehu.

Postimi i plotë:

Sic u komunikua sot, kemi nje shtim te ndjeshem te rasteve duke vazhduar kurba me oshilacionet e saj “sui generis”!!

Dhe Ministria e Shendetesise nuk shqetesohet, por “qeteson” se:

1-Rastet e reja qenkan ne shumice asimptomatike, duke harruar se pikerisht keta te prekur jane me te rrezikshem per perhapjen e infeksionit.

2- Duke u cfajesuar me argumentin se keta jane te infektuar nga paciente te mepareshem te prekur. Une nuk di ndonje menyre tjeter infektimi, vecse nqs mendohet edhe nga Lakuriqte e Nates!!

Ne fakt vete ecuria e “kurbes” sone ne te gjithe kete periudhe me zig-zaget e medha te perditeshme te saj, tregon se dicka thelbesore nuk funksionon ne dedektimin e infeksionit, ne ndjekjen e rasteve te kontaktit, per mungesen thellesisht demtuese te testimeve dhe te nje metodike lineare zbulimi.

Se dyti une dua t’i kujtoj Ministrise qe edhe rastet e zbuluara sot, pavaresisht jane simptomatike apo jo, duhen konsideruar si burime infeksioni ne vetvete e duhen ndjekur te gjitha kontaktet e tyre prej 10-15 ditesh.

E kuptoj qe ndoshta keto jane si shume per ata qe mendojne te njohin realitetin epidemiologjik pa testuar, ose me shume pak prej tyre!!

Testimet nuk shtojne infeksionet e as epidemine, ato jane te vetmet qe evidentojne realitetin, identifikojne te prekurit dhe te krijojne mundesine te pengosh perhapjen e tij dhe te mjekosh te semuret.

Dikush mund te me thote ka vende ”pa te infektuar” dhe pa testime…po, eshte Jemeni!