Veliaj prezanton programin me 10 pika për edukimin

438
Erion Veliaj, kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, ka prezantuar gjatë paradites së sotme programin e tij për edukimin, duke theksuar se numri i çerdheve, kopshteve dhe shkollave në Tiranë është shumë i ulët krahasuar me numrin e banorëve. 
“Shkollat dhe kopshtet e Tiranës duhet të përballojnë trefishin e fluksit që kanë shkollat dhe kopshtet e tjera në vend. Ky mbipopullim ka bërë që kushtet që këto institucione publike ofrojnë të degradojnë me shpejtësi. Në pjesën dërrmuese të tyre mungojnë sistemet e ngrohjes dhe ftohjes. Terrenet sportive dhe këndet e lojrave ose janë shkatërruar ose janë tjetërsuar. Sistemet e ndriçimit dhe sinjalistika rregulluese përreth tyre mungon gjithashtu, çka ndikon drejtpërsëdrejti në sigurinë e fëmijëve”, u shpreh Veliaj.
Më tej Veliaj numëroi 10 pikat të cilat përfshihen në kontratën e tij për edukimin. 
1) Sigurojmë ngrohjen në të gjitha çerdhet, kopshtet e shkollat brenda vitit të parë.
2) Vendosim sinjalistikën rrugore dhe elementët e sigurisë në çdo institucion arsimor dhe të kujdesit social brenda 100 ditëve.
3) Ndërhyjmë në çdo çerdhe, kopsht e shkollë për rikonstruktion e rehabilitim edhe për terrenet sportive dhe ambientet e jashtme rekreative. Zbatojmë mirëmbajtje të          vazhdueshme me plan mujor.
4) Pajisim çerdhet e kopshtet me materiale të reja didaktike dhe ndihmëse për zhvillimin e fëmijëve brenda nëj viti.
5) Transformojmë 10 shkolla si qendra komunitare brenda vitit të marë
6) 50 shkolla qendra komunitare në total brenda mandatit të parë
7) Punësimi i 100 personave për çdo shkollë si qendër komunitare në vitin e parë
8) Ndërtojmë 5 çerdhe të reja brenda mandatit.
9) Ndërtojmë 8 kopshte të integruara me çerdhe.
10) Ndërtojmë 10 shkolla të reja.
Sigal