Tritan Shehu: Rama vë në lojë shqiptarët me pamjet nga Laboratori i testimeve!

235
Sigal

Nga Tritan Shehu

Rama vë në lojë shqiptarët me fotot nga Laboratori i testimeve sot!
Vetëm dy dite mbasi ai zhvlerësoi publikisht rolin thelbësor të testimeve, në fakt duke guxuar të “rekomandojë” edhe fillimin e mjekimit pa ato, ai sot publikon foto nga laboratori PCR i IShP për të “shplarë” nga kujtesa e qytetarëve ato çfarë tha.
Për këtë une dëshiroj të shpjegoj se vërtet që në IShP funksionon një laborator i tillë, por që nuk mund të realizojë më shumë se 800 të tilla ne 24 orë dhe që së bashku me ato të ISUV e të QTGJ në maksimumin e tyre arrijnë në 1300.
Ndërsa vendi sot ka nevojë minimalisht për 5000 teste me tampon, PCR, gratis në ditë, ku nuk përfshihen ato që qytetari bën me pagesë te privati.
Qytetarët duhen ftuar për të shkuar e për t’u testuar në qendra të shumta të shpërndara sa më afër tyre dhe përgjigja duhet t’u jepet në maksimumin e saj në harkun e 24 orëve, kjo do të thotë epidemiologji, diagnostikim e mjekim i standardeve europiane e jo afrikane, ku na ka renditur ky Kryeministër!
Krahas këtyre duhen dhe mijëra e mijëra testime imunologjike (me gjak apo nga fyti), për depistime masive e orientim, gjë që do të kishte filluar prej muajsh, nqs laboratorët e vendit nuk do të bllokoheshin dhe jo të thuhet sot:
Prisni dhe 8-10 javë akoma, parodi e cinizëm ky!
Për të kuptuar ironinë e dështimin e Ramës e për t’i shpjeguar opinionit se çfarë do të thotë të testosh realisht për Covid, po ju njoh me disa foto të ketij procesi në botë: