Tritan Shehu: Rama e frenoi zhvillimin e shëndetësisë shqiptare

515
Sigal

Nga Tritan Shehu

Ramës dikush duhet t’i shpjegojë se shëndetësia shqiptare nuk ka qenë “film horror” si ai e paraqiti sot, dhe as ai nuk është “kaloresi” shpëtimtar i saj, përkundrazi!

Rama si Luciferri po e përshkruante sot nga Vlora historinë e mjekësisë sonë me skenat më horror, “hapje barku me pinca, pisllëk, vetëm infeksione” etj të tilla përcaktime, ndërsa veten si “ engjëllin shpëtimtar”!

Dikush duhet t’i shpjegojë Kryeministrit, që duket si një i ardhur nga Marsi për pa kujtesën e tij, se në Shqipëri ka pasur gjithmonë mjekë të shkëlqyer, që kanë realizuar shumë herët kardiokirurgji e kardiologji bashkëkohore, neurokirurgji, ortopedi, kirurgji të përgjithëshme, anestezi e reanimacion, infektologji të niveleve, etj etj.

Në fakt është ai që në këto 6-7 vite qeverisje jo vetëm e frenoi zhvillimin e shëndetësisë shqiptare, por e ka katandisur atë të fundit në kontinent për “Kujdesin ndaj pacientit”, numrin e mjekëve, financimeve, ndërsa disa vite më parë ishim në pozicione të ndërmjetme.

Kryeministri e paska të pamundur të kuptojë se as bota nuk fillon me atë e as shëndetesia shqiptare nuk lindi me Rilindjen, përkundrazi do të rilindë përsëri mbas Rilindjes.