Tritan Shehu: Firma e Ramës në Beograd, “thikë” për sigurinë e lidhjet me NATO dhe BE

478
Sigal

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama sa i takon marrëdhënieve të këtij të fundit me Serbinë. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Shehu teksa komenton vizitën e Ramës që do të ketë në Serbi, në kuadër të marrëveshjes për “Shengenin Ballkanik”.

Statusi i plotë i Tritan Shehut

Firma e priteshme e Rames ne Beograd, “thike” per sigurine e lidhjet me NATO e BE … dhe sulmet paradoksale te medias afer tij ndaj vizites se Bashes ne Qendren e Mbojtjes Civile ne Palmanuova, Itali!!

Zhvillimet drejt “Jugosllavise se Re” do te japin goditje te reja kunder interesave tona, te Kosoves, rruges europiane te Rajonit, nëpërmjet mekanizmave te Sigurise.

Mbas disa protokolleve konspirative te firmosura nga Rama për “Shengenin Ballkanik” te Vucic, qe kerkojne te lidhin ekonomikisht Rajonin me Unionin Euroasia, hapat e rinj po vijne si zgjerim i nje komploti te rrezikshem.

Krijimi i një Force te Mbrojtjes Civile (ushtarake) me Serbine, qe aty eshte nje koperture e bashkepunimit ushtarak me Rusine, duke tentuar vendosjen e Kosoves para “faktit te kryer”, eshte nje thellim i procesit te «Jugosllavizimit» te Rajonit e shtyrjes se tij drejt Lindjes dhe ne nivelet e Sigurise.

Te tilla mareveshje ne mund te realizojme vetem me vende antare te BE e NATO sic eshte Italia, e jo me shtete, qe as aspirojne te hyjne ne NATO, perkundrazi…

Jam i bindur qe shpejt Vucic-Rama do te shpalosen dhe «projekte» te tjera Lindore ne nivelet gjeopolitike te lidhura me rruget e furnizimit te gazit, qe bijen ndesh me strategjite tona te BE e NATO.

Pa dyshim per te tilla «projekte» madhore te interesave energjitike, ku edhe Shefi Vucic eshte vetem nje ingranazh, kerkohen me pare rruget ekonomike me Euroasin, platforma te sigurise si ajo qe Rama kerkon te inicioje ne Beograd, vasalitetet politike ku Tirana ka hyre, te gjitha keto pjese e atij Konspiracioni te Madh, qe duhet ndalur me cdo kusht.