Tre gazetarët më të njohur të “Euronews”: Shqipëria po kthehet në Korenë e Veriut, Meta po mbron më së miri Kushtetutën

391
Sigal

Shefi i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median në “EuroneWs”, Philip Kyle si dhe dy nga gazetarët më të njohur të këtij gjigandi mediatik botëror, Jack Parrock dhe Trent Murray i kanë bërë jehonë qëndrimeve të shprehura sot nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili ka akuzuar qeverinë se po organizon një grusht shteti.

Gazetarët e njohur, fill pas intervistës së Metës në “Euronews” nuk ngurojnë ta quajnë Shqipërinë si Koreja e Veriut të Europës.

Konkretisht Shefi i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median në “Euronews”, Philip Kyle shprehet hapur se Presidenti Meta është duke mbrojtur më së miri dhunimin e Kushtetutës së Shqipërisë nga qeveria Rama.

Gazetari i njohur Jack Parrock ka postuar në profilin e tij zyrtar në Twitter një status ku shpjegon situatën që po kalon Shqipëria. “Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në manifestim kundër qeverisë së Edi Ramës. Aktualisht, Rama ka pushtet absolut e mbështetje dhe nuk ka gjasa të rrëzohet për momentin, por thirrja e Presidentit Meta ka bërë bujë”, shkruan Parrock, teksa kolegu i tij Trent Murray analizon edhe deklaratat e kreut të shtetit gjatë intervistës për “Euronews”.

Një grusht shteti në dyert e BE-së? Kjo është akuza e Presidentit të Shqipërisë ndaj Kryeministrit të vendit. Presidenti Meta tha për Euroneës se vendi i tij “po kthehet në Korenë e Veriut të Europës’ dhe e drejton gishtin nga Kryeministri Rama si autorin e grushtit të shtetit, – shkruan Murray. “Vërtetë interesante, Meta gjithashu tha se shqiptarët ‘po jetojnë në një regjim njëpartiak’ që ka rezultuar ‘në një kapje totalet të shtetit dhe institucioneve në vend’. Deklaratë mjaft e fortë”, shkruan Trent Murray.

Edhe Jack Parrock vë në dukje deklaratën e fortë të Presidentit Meta gjatë intervistës, duke bërë krahasimin e Shqipërisë me Korenë e Veriut. “Një gjuhë mjaft interesante, shumë shqiptarë flasin për ‘Korenë e Veriut të Europës’ duke iu referuar madje edhe periudhës së regjimit diktatorial të Enver Hoxhës”.

   

Presidenti Meta në “Euronews”: Duke ju mirëpritur të gjithëve në 2 mars në sheshin e Pranverës Kuqezi