Dr. Miranda Rira: Krimi në familje dhe kultura e dhunës

610
Sigal

Nga Dr. Miranda Rira

Ngjarjet e 2 ditëve të fundit ku mbetën viktima 2 gra dhe jetimë 6 fëmijë, ishin tronditëse për opinionin publik. Për fat të keq, numri i vrasjeve brenda mureve të shtëpisë ose ndërmjet njerëzve me marrëdhënie farefisnore, kanë shënuar rritje nga viti në vit. Burri qëllon gruan me çifte dhe më pas vret edhe veten”. “Djali 18-vjeçar qëllon me çekiç babain e tij duke e lënë atë të vdekur”. “Një kufomë rreth të gjashtëdhjetave u gjet e djegur me benzinë në Qafë-Thanë, mendohet se viktima ka qenë ish-oficer policie”. “Një skelet i një të riu që mendohet të jetë rreth 32-35 vjeç është gjetur në lumin Vjosë, dyshohet se viktima ka vdekur para disa muajsh”.

“Babai qëllon për vdekje vajzën e tij dhe më pas edhe veten”. Këto e dhjetëra ngjarje të tilla i dëgjojmë pothuajse përditë në shtypin e shkruar dhe atë elektronik. Me të drejtë, njerëzit pyesin: Ç’po ndodh me shoqërinë shqiptare? Ç’po ndodh me familjen shqiptare? Krim brenda familjes, krim brenda klasës, krim i rrugës, krim në komunitet, krim në Mrrëdhiet në cift,vjedhje dhe kanosje. Kjo tregon se krimi, përveç prevalencës së tij që është në rritje nga viti në vit, ka ndryshuar edhe tipologjinë e tij. Madje, po dëgjojmë krime dhe vrasje nga më monstruozet, djegie të kufomës, kufomë pa kokë, groposje e gjallë siç ishte rasti i kamerierit 23-vjeçar në Burrel, prerja e viktimës copa-copa si rasti i 42-vjeçares në Korçë e masakruar nga një 82-vjeçar me të cilin ajo bashkëjetonte apo edhe rates kur kufoma nuk gjendet fare. Të gjitha këto raste e të tjera që fatkeqësisht janë shumë, janë pasqyrim dhe manifestim i qartë i rritjes së nivelit të dhunës, dhunës në familje, dhunës në shkollë, dhunës në ambientet e tjera sociale, etj. Duket sikur kjo patologji sociale sillet vërdallë një rrethi vicioz dhe shpërthen në një moment të caktuar, nga veriu në jug të vendit, nga zona rurale në ato urbane, nga familje të pasura te familje të varfra. Kjo shpjegohet me fakitn se krimi në familje ndodh sin ë familje të varfra ashtu edhe në familje që kanë një nivel mesatar ekonomik, se vrasje në familje ndodhin si në fshat ashtu ehe në qytet, se vrasjet në marrëdhëniet bashshortore janë evidente si në Jug ashtu edhe në Veri të vendit tone. Edhe media shpesh luan rolin negativ në mënyrën se si e pasqyron ngjarjen. Përmbajtja e filmave të dhunshëm natyrisht që ndikon në krijimin e modelit të më të fortit, që s’ka frikë nga asgjë. Shkolla dhe familja duhet që vazhdimisht të mbrujtin fëmijët me vlera dhe principe të tilla si: dashuria për familjen dhe për atdheun, respekti për tjetrin, respekti për të moshuarit, barazinë midis njerëzve qofshin ata atë varfër apo të pasur, pra vlerësimin përkah vlerave shpirtërore dhe jo vetëm atyre materiale. Duke qenë se vetë sistemi shoqëror priret më tepër drejt materializmit dhe grumbullimit të pasurisë, edhe brezat e rinj po edukohen me njohuri false, boshe e bajate që lidhen vetëm me Facebook-un, llojin e telefonit, etj.

Kjo qasje po i dehumanizon njerëzit dhe po i zhvesh ata nga ato vlera konvencionale, thelbësisht të rëndësishme për një shoqëri si kjo e jona që ka një qasje të caktur ndaj traditës dhe vlerave zakonore. Përse vriten njerëzit? Përse ka dhunë dhe vrasje edhe brenda mureve të shtëpisë? Rreth 120 vjet më parë, ithtari dhe akademiku i sociologjisë franceze, Emile Durkheimi, u mundua të shpjegojë vrasjet dhe vetëvrasjet e shoqërisë franceze, e cila kishte disa dekada që kishte dalë nga tranzicioni i zgjatur pas Revolucionit Francez. Ai mendonte se njerëzit kryejnë krime ose vrasin, qoftë edhe anetarë të familjes së tyre, për shkak të gjendjes anomike. Anomia, ose gjendja anomike si një gjendje ku individi ndihet i juaj, i tjetërsuar, i shkëputur nga realiteti social që e rrethon atë, bën që ky i fundit të reagojë në mënyrë kriminale ndaj realitetit social. Këtë konditë psikologjike dhe sociale, nga e cila mundohet të dalë, ai e manifeston ose duke dhunuar të tjerët, dhe kështu ai kryen vrasje, ose duke vepruar mbi veten duke kryer vetëvrasje. Durkheimi argumentonte se ndryshimet e shpejta sociale prodhojnë kushtet anomike, të cilat për pasojë çojnë në rritjen e sjelljes kriminale apo asaj devijante.

Ajo që vihet re në shoqërinë tonë është ndikimi i kësaj anomie jo vetëm tek individët, por edhe tek institucionet, pra mund të flasim për një anomi institucionale, kur familja si qeliza e shoqërisë është në krizë, kur shkollat dhe sistemi arsimor në krizë, kur feja dhr oli i saj në edukimin e njerëzvë e ka humbur rendësine e vet, kur gjykatat dhe sitemi i drejtësisë dështojnë në vendojen e kësaj të fundit e kështu me radhë. Ky është rrethi vicioz brenda të cilit njerëzit ndihen të huajësuar, të humbur, të pamundur për të përmbushur qëllimet e tyre që ata kanë në jetë. Njerëzit me probleme sociale, p.sh. të varfrit, e ndiejnë edhe më shumë presionin psikologjik të kësaj gjendjeje, kur ata përjetojnë mungesës e kushteve ekonomike. Polanji, një sociolog hungarez, flet gjithashtu për ekzistencën e një ethosi anomik në natyrën e ekonomisë së tregut, i cili shfaqet në marrëdhënien ndërmjet institucioneve ekonomike dhe atyre joekonomike, si p.sh familja, edukimi, feja etj. Kur kjo ekonomi tregu është e ashpër, e pabarabartë, sepse një pjesë të popullsisë e pasuron dhe pjesën tjetër e varfëron, atëherë ajo prish, çorienton, shthur funksionimin e institucioneve të tjera sociale. Njerëzit janë gjithnjë emë tepër në luftë me njeri tjetrin për më shumë burime, më shumë të ardhura. Vitet e fundit shihen si modele negative pasi ligjërimi politik ka qenë jo vetëm i ashpër, por shpesh ai modelonte dhunë, dhunë politike verbale, por jo vetëm. Qeverisja autokratike apo pseudo demokracia parlamentare manifestohej në shprehje vulgariteti dhe arrogance.

Në kulturën politike shqiptare, dashur pa dashur u krijua miti i më të fortit, miti i atij që është më afër oborrit qeveritar. Pikërisht kjo mungon në shoqërinë tonë, toleranca ndaj tjetrit. Pra, intoleranca dhe dhuna në politikë është pasqyruar dhe ka prishur edhe funksionimin e institucioneve të tjera vitale të shoqërisë. Dështimi më i madh që mund të ndiejmë sot është krijimi i një kulture dhune. Kjo do të thotë se gjithçka perceptohet dhe gjykohet se zgjidhet me shpejt me dhunë. Një shoqëri e prirur drejt konfliktit, drejt dhunës. “E vrau, sepse ai me ca dërrasa i gërvishti makinën e së dashurës”. “Vritet faturinoja në autobus për 150 lekë”. “Më pa shtrembër, prandaj e vrava”. Është e rëndësishme që të krijohet një katarsis, shkatërrimi i kulturës së dhunës ndërpersonale, jo vetëm dhunës domestike apo shtëpiake, por fillimi i çrrënjosjes së këtij miti nga botëkuptimi psiko-social i shqiptarëve. Pra, me pak fjalë, ngjarjet dhe vrasjet në familje na bëjnë të kuptojmë se në shoqërinë shqiptare është ekzistente kultura e dhunës. Psikologët socialë amerikanë, si Richard Nisbett, e lidhin kulturën e dhunës me atë që antropologët e emërtojnë si kultura e nderit. Në disa kultura “nderi është një rregullator i fortë social dhe debatet apo konfliktet për nderin shpesh përfundojnë deri në vrasje. Pikërisht këtu e kanë zanafillën edhe vrasjet për xhelozi në vendin tonë. A mund të jetë xheloz në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, si dikush që është tradhtuar emocionalisht apo seksualisht një 50-vjeçar apo një 60-vjeçar? Shkaqet e pohuara si shkaqe xhelozie kanë në gjenezën e tyre kodin e nderit, dikush që ndihet i fyer moralisht, sepse nderi i tij është nëpërkëmbur. Për këtë arsye vrasje të tilla në familje nuk duhet të emërtohen si vrasje për xhelozi, por si vrasje nderi. Të tilla tipologji vrasjesh dhe krimesh në familje janë shumë të njohura në vendet myslimane, ku sheriati ka një profil të përcaktuar qartë se si duhet të jetë gruaja e ndershme apo e virtytshme. Vrasje të tilla nderi, në disa vende si Pakistan, Iran, Afganistan, Libi etj., dënojnë gruan me gurë deri në vdekjen e saj, në raste të kurorëshkeljes apo tradhëtisë bashkëshortore. Përsa i përket kulturës së dhunës, ka mjaft studime edhe nga psikologë dhe sociologë amerikanë. Për shekuj ata studiuan se përse dhe se si amerikanët e Jugut ishin më të dhunshëm se ata të Amerikës së Veriut. Kjo lidhet me varfërinë, me temperaturat më të larta dhe me historinë e skllavërisë së tyre. Në rastin tonë, në të drejtën zakonore shqiptare nderi është një ndër katër shtyllat themelore, bashkë me mikpritjen dhe besën. Në shoqërinë tonë, vrasjet brenda familjes, sidomos kur janë në raportin burrë-grua, nuk janë vrasje për xhelozi, edhe pse media i emërton thjesht si të tilla.

Ato janë vrasje për nder, sepse kultura jonë është e lidhur ngushtë me kodin e nderit të familjes. Gjithsesi, ajo që është më shqetësuese, është formimi i kulturës së dhunës, sesa ndikimi i kulturës së nderit. Në këtë aspekt, unë besoj se është më i rëndësishëm forcimi i legjislacionit dhe Kodit Penal, si e vetmja mënyrë që do t’i pengojë njerëzit e zemëruar të veprojnë sipas instinkteve momentale të tyre.

Edhe vendet e tjera të Lindjes, në dekadat e fundit janë përballur pak a shumë me të njëjtat sfida, që lidhen kryesisht me krimin, me korrupsionin e elitave politike, me rritjen e dhunës etj. Kjo rezultoi në formimin e një kodi të ri penal. Edhe pse Shtetet e Bashkuara perceptohen si vendet më demokratike në botë, ka disa shtete si Teksasi, Nevada, Misuri, të cilat nuk e kanë hequr akoma dënimin me vdekje.

Kjo na çon në një çështje tjetër po kaq komplekse se a duhet të ekzistojë dënimi me vdekje në Shqipëri apo jo? A do ta zmbrapste krimin në përgjithësi dhe krimin në familje një ndryshim i tillë apo jo?