Toska me banorët e Malasejnit: Prioriteti ynë, mirëstrukturimi i modelit bujqësor

442
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” , për Bashkinë e Cërrikut, Altin Toska, ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e Malasejnit. Gjatë fjalës së tij,Toska u shpreh se një ndër plagët më të mëdha në këtë zonë dhe jo vetëm, është punësimi, dhe për këtë do të mundësojmë duke bashkëpunuar me qeverinë të gjenerojmë mundësi të reja, duke punësuar banorë të zonës. 
Punësimi duhet të ecë në drejtimin e duhur dhe nhë sektorin e bujqësisë kjo zonë, do të marrë vëmëndjen që i takon për më shumë punësim duke subvencionuar prodhuesit dhe jo tregtarët, pasi ai do të sigurohet që cdo gjë të eci në rrugën e duhur, nga rritja e prodhimit deri tek shitja me çmim më të mirë. Kandidati i koalicionit të majtë u shpreh se nëpërmjet planeve konkrete ne do të ndërhyjmë në infrastrukturë rrugore, për ndërtimin e rrugëve me standarde bashkëkohore, si brenda dhe ato ndërlidhëse me zonat rurale. 
“Prioriteti ynë për Malasej-in është mirëstrukturimi i modelit bujqësor duke menaxhuar fazat e kultivimit, rritjes dhe zhvillimit të tregut të kulturës bujqësore. Mendojmë dhe besojmë se zhvillimi infrastrukturor funksional bujqësor e rrugor do ti japi një fytyrë ndryshe zhvillimit të zonës. 

Duam një Malasej të pastër, larg çdo papastërtie e keqmenaxhimi të mbetjeve e plehrave prandaj do të angazhohemi dhe kujdesemi që të menaxhojmë situatën nga vendosja e koshave e deri te grumbullimi e riciklimi i mbetjeve. Zona ka nevojë urgjente për një uragan dhe një fuqi transformuese tërësore duke i dhënë zonës‪ më shumë shërbim dhe punësim‬ me një orientim të menjëhershëm drejt‪ drejtimit të duhur‬”, u shpreh Toska.
Sigal