Topalli: Opozita të mbajë qëndrim të fortë për Berishën

428
Nga Asambleja e NATO-s në Tiranë, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli tha se opozita duhet të mbajë qëndrim të fortë për përjashtimin e Berishës nga Kuvendi. Sipas saj, përjashtimi për 10 ditë nga Parlamenti tregon frikën e mazhorancës dhe që kërkon ti mbyllë gojën opozitës. “Vendi ynë ndodhet në një udhëkryq në kuptimin e mbulesës së sigurisë brenda vendit në kushtet e krizës ekonomike dhe financiare. Ngjarja e së enjtes së kaluar në mbrojtje të parlamentarizmit, në një betejë të ashpër dhe të frikshme me krimin. Vendimi i tyre është një vendim që tregon frikën, që shpreh doktrinën e tyre për të përjashtuar opozitën nga çdo gjë. Është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë, që flet për degradim të shtetit ligjor për të cilin opozita duhet të mbajë një qëndrim të fortë”, u shpreh Topalli për gazetarët.
Sigal